Flash

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Video/ "Adios Mexico", Brazili bëhet pretendenti numër 1

Lapsi.al 2 July 2018
Video/ "Adios Mexico", Brazili bëhet pretendenti numër 1

Nuk duhej të binte në kurthin e të mëdhave që përshëndesin Botërorin dhe ashtu ndodhi. Brazili tregohet shumë i fortë për Meksikën, duke e likuiduar 2-0 në 1/8 e finaleve. Një fitore pa sforco, ku 5 herë kampionët e Botës treguan maturi dhe kualitet në një ndeshje të vetme. Tite mund të jetë i kënaqur, atë që nuk diti të bëjë Gjermania, e shfaqi skuadra e tij që konfirmohet tashmë si pretendenti numër 1 për Kupën e Botës.

Meksika e surprizave nuk mundi të ishte e tillë në Samara, në fund të fundit përballë një skuadre të cilës në Botëror nuk i kishte shënuar kurrë, detyra ishte një mision i pamundur.

Treshja sulmuese e Osorio Lozano, Hernandez e Vela, ishte një zgjedhje e guximshme, ndoshta edhe sepse nuk dëshiroi ti lejojë inisiativën Brazilit, por jo e këshillueshme kur luan kundër futbollit Samba.

Selecao bindi edhe pa Marcelon e Danilon, që Tite nuk donte ti rrezikonte. Ky quhet potencial dhe besueshmëri në të gjithë lojtarët që Brazili ka në organikë e në këtë pikë Douglas Costa mund të qendrojë i qetë në rikuperim: verdhejëshilët shkojnë përpara në cerekfinale.

Në 20 minutat e para Brazili priti, studioi dhe u orientua, duke dhënë idenë e një impakti më të mirë të Sombreros. Por mjafton të shohësh cfarë bënë më pas Neymar, Coutinho, Jesus e Ëillian për të kuptuar se në Rusi ka një skuadër që ka ardhur për dicka...jo dosido. Kupën e Botës...

https://clips.clippit.tv/pldwwp/720.mp4

https://clips.clippit.tv/elqwey/720.mp4

Të këshilluara

Video/ Firmino mbyll llogaritë me Meksikën

Brazili siguron rezultatin dy minuta përpara mbylljes së kohës së rregullt. Roberto Firmino shënon golin e dytë, duke ndjekur mirë aksionin e Neymar në minutën ...

17:48

Video/ Neymar zgjidh problemet e Brazilit

Neymar kalon në avantazh Brazilin në ndeshjen kundër Meksikës. Ylli brazilian ndjek mirë aksionin e nisur prej tij e në pasimin e Willian e devijon në rrjetën e...

17:10

Propozimi i Chelsea: Morata për Higuain

Aventura e Gonzalo Higuain te Juventus mund të përfundojë pas vetëm dy sezonesh, edhe pse të pasura me trofe. Pipita sipas ”La Gazzetta dello Sport” nuk është p...

10:02

"Lamtumirë España!"

Ka përfunduar me lot, pas një eliminimi të hidhur dhe të papritur, ndeshja e fundit me fanellën e Spanjës për Andres Iniestan. Në fund të takimit të humbur me p...

22:09

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI