Flash

Teatri, vdekja e paralajmëruar e Rilindjes

Lapsi.al 2 July 2018
Teatri, vdekja e paralajmëruar e Rilindjes

Nga Bujar Alimani/ Teatri Kombëtar i Shqipërisë është në Tiranë. 7436 km vijë ajrore nga vendi ku unë banoj. Nuk ka qenë kurrë më afër se këto kohë, ose më saktë më i afërt. Për herë të parë kam qenë në oborr të tij në pranverën e vitit 1988 ku vendosa të përgatitesha për konkursin e regjisë në Institutin e Lartë të Arteve të atëhershëm. Madhështor. I rëndë. Magjik. Mistik. Indiferent. Shpërfillës. Por gjithsesi shumë i bukur! Të gjitha këto i justifikonte. Atëherë. Dhe tani. Shfaqja e parë që kam parë ka qenë “Zbutja e Kryeneçes”. Dhe tani kur të gjitha këto, si një re pluhuri mund të shkërmoqen e thërrmohen brenda lugëve të ekskavatorëve të Bashkisë apo të kompanive të ndërtimit.

Dhe tani kur njësoj si në dramat e mëdha, në tragjeditë antike apo shekspiriane, heronjtë mbeten vetëm, mbeten të tradhtuar. Kur thika e politikës, ndoshta më mizorja që ka parë Shqipëria pas thikave të regjimit të Enver Hoxhës, ka hyrë t’i gjakosë mes vendit. Pasi i ka poshtëruar, pështyrë për kaq vjet, pasi i ka robëruar në punëtorë helmatisesh emisionesh televizive, pasi i ka lodhur, dëmtuar, gjakosur e paguar veç për bukën e gojës, pasi u hoqi çdo status nderimi e dinjiteti, pasi i përbuz “o me ne o kundër nesh”,.. i rimerr, i “mjekon” dhe tashmë i hedh në garnizonet e saj kundër llojit të tyre.

Gaveta e Rilindjes kaq shumë e etur për militantë zgjerohet e fryhet dhe në këto kohë është luks mesa duket të mbetesh jashtë saj. Jashtë gavetës që e përdorin veç ushtarët. Ushtarët e Partisë. Si fotografitë me Udhëheqësin. Të paktën ai shkeli një herë në teatrin e kombit. Dhe që atë mbrëmje bëri mynxyrën. Ndërsa ky i tanishmi bën mynxyrën pa shkelur kurrë. Por të dy mbeten njësoj. Të dy shkaktojnë mynxyrë. Ndaj fotografia e jashtëzakonshme e publikuar nga Erjoni në thelb shpjegoi gjithë dramën. Lëvizja e Erjonit, krahu, dora. Kurrë në të njëjtin vend, njërit në brez, tjetrit në qafë, buzëqeshje të lodhura të të gjithëve.

Dhe artistët e fotografisë duken të lodhur. Me siguri kanë menduar “ne djall ky makth”. Aktori i fundit djathtas duket se ka shpresë. Jo te kauza. Tek Erjoni. Të katërt me kujtuan çuditërisht shfaqjen e parë që kam parë në Teatrin Kombëtar komedinë e Shekspirit, “Zbutja e kryeneçes”… Me protagonist Petrucion: Erjon Velinë. Pak ditë më parë, disa prej tyre, me mall dhe krenari i kisha vënë në murin tim në faqen e “Facebook”. Por nuk do e ngacmoj atë publikim. Sepse, unë besoj. Nuk jam me orë. Besoj në çfarë besova. Nuk ndërroj ide në korridor institucionesh. Në ato institucione ku përgatitet mësymja kundër ëndrrës.

Shqipëria ka rastin më të mirë të tregojë që nuk ka vdekur. Më kujtohet një publikim i para disa muajsh i Kastriot Çipit, që në mënyrë brilante paralelizonte krizën e Teatrit Kombëtar me krizën në ish- Jugosllavi ku diktatori serb Miloshevic, kurrë nuk kishte menduar se fundi i tij do i vinte pikërisht nga krahina, që ai urrente me tepër në shtetin e tij, nga Kosova. Dhe ashtu ndodhi. Gjasat mesa duket po e shtyjnë mendimin se dhe Edi Ramës, gjëma do i vijë pikërisht nga komuniteti të cilin ai për shkaqe psikike mesa duket urren histerikisht më shumë-Teatri.

Teatri Kombëtar mund të rrafshohet. Por Teatri Kombëtar për Qeverinë Rama mund të bëhet njëherësh edhe kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar. Në gjithë këtë vorbull fotografia katërshe mbetet një kujtim i trishtë i një kauze të tradhtuar, por kurrsesi të humbur. Teatri Kombëtar i Shqipërisë është në Tiranë. 0 km nga shpirti ku unë jetoj.

Të këshilluara

Për Teatrin

ARTAN RAÇA Më 1971, në luftën për pavarësinë e Bangladeshit, ndërtesa e Asamblesë Kombëtare në Dhaka e ndërtuar më 1962 në mes të një liqeni, shpëton për mre...

15:11

Drama e Teatrit dhe aktori Veliaj

Një gjë është e qartë si drita e diellit: Teatri do të prishet sepse prishja e tij është i vetmi argument për t'i dhënë oligarkut Fusha.shpk pronë publike me vl...

09:59

Kur shqiponjat kosovare guxojnë

Nga Tunku Varadarajan/ Politico.eu "Një serb dhe një kosovar ecin në një bar ..." Kjo nuk është vi e hapjes së shakasë, por sinjali për një grushtim të menjë...

15:28

Vetëm ERTV pa emision sportiv!

Nga Lutfi Dervishi Shqipëria nuk luan në Botërorin Rusia 2018, por kjo nuk ka penguar pothuaj të gjithë televizionet në Shqipëri, kombëtare dhe lokale të bëj...

16:51

Faleminderit Ambrozia e zbythe Ramën

Ne fakt, dhe pse po i them faleminderit, jam i sigurte qe Ambrozia, ashtu si cdo gazetare ne bote nuk ka nevoje per falenderime kur ben detyren. Po i themi me g...

15:49

A kishte të drejtë Karl Marksi?

Karl Marks është përshkruar shpesh si një nga mendimtarët më të mëdhenj të shekullit të 19-të. Shkrimet e tij kanë frymëzuar revolucione dhe kanë shkaktuar ...

16:56

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI