Flash

Teatri si monumenti i fundit i qytetit dhe lirive tona

Lapsi.al 2 July 2018
Teatri si monumenti i fundit i qytetit dhe lirive tona

Përpjekja e pak zërave cilësorë dhe autoritarë, po fatkeqësisht të pakët në numër, në mbrojte të godinës së Teatrit kombëtar, është një nga betejat më të rëndësishme që po zhvillohen për të ardhmen.

Ajo nuk mund të shihet vetëm si një çështje aktorësh lapangjozë që shiten dhe blihen.

Ajo nuk mund të paraqitet vetëm si një debat mes atyre që duan të renë apo të vjetrën.

Ajo nuk mund të ketë vetëm dimensionin e një ndeshjeje mes mbrojtësve fanatikë të trashëgimisë dhe kundërshtarëve të tyre.

Ajo nuk mund të pasqyrohet vetëm si pezëm i nostalgjikëve që duan të përjetësojnë nostalgjinë për Naim Frashërin, Sandër Prosin, Violeta Manushin dhe së fundi Bujar Lakon.

Pro apo kundër saj, nuk mund të jesh vetëm nëse admiron aftësinë prej sekseri të paskrupullt të Veliajt, as se mbështet delirin e ndërthurur me grykësi të Edi Ramës, as se nuk honeps dot Lulin apo Saliun e 21 janarit, apo se s’ke shpresë tek blloku i Ilirit apo Monikës.

Lexo më tej shkrimin e Elsa Demos:

Biri i humbur Altin Basha

Përtej këtyre ndasive apo bindjeve, qëndron historia e një grabitjeje të madhe. Pas tyre qëndron vjedhja e afro 200 milionë eurove nga një kompanie private, kliente e kryeministrit, me anë të një ligji antikushtetues të parlamentit. Pas saj qëndron vjedhja, ditën për diell, e një trualli publik, pa garë dhe pa tender dhe ngritja e një mostre pa konkurencë dhe pa konkurs ndërkombëtar.

Kushdo që do ta dëgjonte këtë argument, mund të ngrinte supet i çuditur: e pse duhet të na revoltoka një vjedhje më shumë? A nuk ka ndodhur e njëjta histori në rrugën e kombit, në Gërdec, në privatizimin e ARMO-s dhe të CEZ?

A nuk ka ndodhur kështu me inceneratorët, me lojrat e fatit, me Check up-in, me sa e sa koncesione dhe PPP skandaloze?

Edhe ky cinizëm esktrem, sado i përligjur të duket për mëkatet që konsumohen përpara syve tanë, nuk është i mjaftë për të justifikuar indiferencën në betejën për teatrin.

Sepse, sado i rrënqethshëm të duket krimi ekonomiko- kulturor i shembjes së tij, ai është edhe më shumë sesa kaq.

Sepse godina e dikurshme e rrethit italo- shqiptar “Skanderbeg”, është barrikada e fundit për të ndaluar shkatërrimin përfundimtar të kryeqytetit.

Nëse Teatri shembet, pas tij do të bien njëri pas tjetrit sheshi Nënë Tereza, që do të mbushet me dyqane dhe kulla të larta përkrah universitetit, hapësira e gjelbër mbrapa ish Sheratonit dhe pylli që ka pas, diga e liqenit që do të jetë e pafuqishme të mbajë presionin e grataçielave e, në fund, edhe hapësira përreth sheshit “Skënderbej”, që është konceptuar që tani si shfyrje për rokaqiejt e oligarkëve.

Ky skenar ourellian nuk do të përfundojë vetëm me vdekjen e Tiranës së jetueshme. Ai do të sanksiononjë njëkohësisht fundin e zbatimit të ligjit prej pushteteve në këtë vend, ai do të farkëtojë një aleancë kriminale mes kryeministrit dhe biznesmenëve që janë të gatshëm të bëjnë çmenduri nën mbrojtjen e tij, ai do të kalçifikojë në një të vetme (ashtu siç janë të gjitha lidhjet e ngjizura në krim) pushtetin e parasë dhe atë të politikës.

Shembja e atij monumenti, për të cilin kanë 20 vjet që i parathonë rrënimin, që e kanë shpallur vdekjeprurës dhe kanceroz, përtej çdo ndasie, është një test për shoqërinë tonë.  Nëse ai bie, gjithçka nga kryeqyteti i vjetër që konceptuan italianët do të zhbhet me shpejtësi, por më shumë sesa godinat do të rrëzohen njëra pas tjetrës edhe garancitë që na mbrojnë nga lidhja fashistoide mes biznesit dhe politikës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Biri i humbur Altin Basha

Po të bëja një listë të shkurtër gjërash nga harta kulturore e fillimviteve dymijë, nisur nga perspektiva e njeriut të medias, do piketoja si shenja të veçanta ...

14:06

Dy paradokset e Ramës për negociatat

Qeveria shqiptare po ndjek një strategji komunikimi kundërthënëse për t’i shpjeguar publikut shqiptar atë që ndodhi në takimin e Luksemburgut me negociatat. N...

09:57

Festa e Ramës si dasëm pa nuse

Qeveria shqiptare nuk kishte asnjë arsye të vetme të thërriste fitore pas vendimit të Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE në Luksemburg. Sigurisht, pas një...

17:07

Si e zhvlerësoi Macron, bastin e Ramës

Kryeministri shqiptar e ka nxjerë kokën nga gropa ku e kishte fshehur si struci për të sulmuar ata që i frynë borive të alarmit për ngritjen e kampeve të azilan...

13:54

Kush po luan me aktorët?

E gjithë propaganda e pushtetit është angazhuar ditët e fundit për ta paraqitur çështjen e Teatrit Kombëtar si një dasi mes artistëve. Që pas tubimit të shtirë ...

15:18

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI