Flash

Përplasja për refugjatët, Merkel arrin marrëveshjen me ministrin e Brendshëm

Lapsi.al 2 July 2018
Përplasja për refugjatët, Merkel arrin marrëveshjen me

Pas përplasjeve në lidhje me çështjen e refugjatëve, Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer kanë arritur një marrëveshje mes tyre duke mbajtur qeverinë të bashkuar.

Ministri gjerman Horst Seehofer është tërhequr nga planet për të dhënë dorëheqjen në lidhje me mosmarrëveshjen mbi politikat migratore, duke konfirmuar marrëveshjen e arritur me kancelaren, Angela Merkel.

Horst Seehofer ka kërcënuar të japë dorëheqjen si ministër dhe si kreu i CSU-së mbrëmjen e së dielës, pasi akuzoi kancelaren Angela Merkel për dështimin e kërkesave të partisë së tij mbi kontrollin e kufirit gjatë samitit të fundit të BE-së.

Raportohet se Angela Merkel ka pranuar që të ngrihen kampe refugjatësh që do t'i kthejnë ata tek vendet ku kanë qenë më parë. Në këtë mënyrë, Merkel ka arritur kompromisin me Seehofer, duke marrë parasysh kërkesën e tij. Gjermania nuk do të presë refugjatë që kanë tentuar të marrin më parë azil në vende të tjera të BE-së. Megjithatë, marrëveshja nuk është bërë ende zyrtarisht publike. Detajet e saj nuk janë të qarta momentalisht.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Gjithçka duhet të dini për krizën gjermane/ A është ky fundi i Merkel? 

Të këshilluara

Zgjidhet presidenti i ri i Meksikës

Në Meksikë, 64-vjeçari i krahut të majtë Andres Manuel Lopez Obrador, i cili e filloi karrierën e tij në politikë dekada më parë, si mbrojtës i të drejtave të b...

20:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI