Flash

Pas fitores së Erdogan, në Turqi vazhdon 'gjuetia' e gylenistëve

Lapsi.al 2 July 2018
Pas fitores së Erdogan, në Turqi vazhdon 'gjuetia' e

68 persona, duke përfshirë dhjetëra kolonelë, janë shpallur në kërkim në Turqi, në një operacion që ka shënjestruar mbështetësit e supozuar të klerikut fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrim të tentimeve të dështuara për puç dy vjet më parë.

Nëntëmbëdhjetë zyrtarë në detyrë janë në mesin e personave që do të përballen me ndalim, në operacionin e zgjeruar në 19 provinca, duke përfshirë kryeqytetin turk, Ankaranë.

Agjencia ka cituar disa burime nga Zyra e Kryeprokurorit se është gjetur që të dyshuarit kanë qenë në kontakt me Gulenin.

Turqia ka ndaluar 160,000 persona dhe ka shkarkuar gati numrin e njëjtë të zyrtarëve nga pozitat e tyre pas tentimeve të dështuara për grushtshtet, ka njoftuar në mars, Zyra për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara.

Në mesin e tyre, më shumë se 50,000 persona janë akuzuar dhe janë mbajtur në burg në kohën e gjykimit.

Kritikët e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan akuzojnë atë për përdorim të puçit të dështuar si arsyetim për të shtypur kundërshtarët.

Turqia në anën tjetër deklaron se masat janë të nevojshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI