Flash

Pas eliminimit nga Botërori, Ronaldo ka një mesazh (FOTO)

Lapsi.al 2 July 2018
Pas eliminimit nga Botërori, Ronaldo ka një mesazh (FOTO)

Portugalia u eliminua nga Botërori pasi humbi ndeshjen ndaj Uruguait me rezultatin 2-1. E megjithëse Cristiano Ronaldo u tregua i pafuqishëm për ta parandaluar eliminimin, fansat i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj kohe. E për këtë 33-vjeçari ka zgjedhur t'i falenderojë me një postim në Instagram, të parin pas eliminimit.

"Përkrahja juaj ka qenë dhe gjithmonë do të jetë jetësore. Faleminderit Portugali", shkruan Ronaldo. Mirëpo ende nuk e ka konfirmuar nëse do të vazhdojë të luajë për kombëtaren apo jo. Ditën e djeshme Ronaldo u fotografua me skuadrën në aeroport teksa ktheheshin për në shtëpi. Futbollisti dukej se e kishte marrë me sportivitet dhe u shfaq i buzëqeshur. "Organizimi ishte një surprizë pozitive. Mendoj se turneu është shumë i strukturuar mirë, shumë siguri. Unë largohem që këtu i lumtur. Gjërat nuk ishin ato që dëshironim, por në nivelin e sigurisë ishte shumë mirë", shpreh Ronaldo.

-640-0-5b3a2e49714e6.jpg

 

Të këshilluara

Cher rikthehet sërish në muzikë

Cher  ka lajmëruar se për pak do të vij edhe disku i saj më i ri. “Mendoj që albumi që do të dalë në shtator “- shkruan këngëtarja/aktorja e cila po përgatitet ...

15:46

Snoop Dog, investim në kompani droge

Tashmë, Snoop jo vetëm që do të reklamojë lëndë narkotike, por do të investojë në një kompani të tillë. Reperi do të investojë deri në 10 milion dollarë në “...

15:07

Elvana vjen në bashkëpunim me Ledrin

Pasi publikoi këngën e fundit 'Ku vajti', ajo ka paralajmëruar se do sjellë një klip të ri, por këtë herë në bashkëpunim. Ajo do sjellë hitin e ri me Ledri V...

14:19

Ocean Drive zhvesh Heidi Klum (Foto)

Heidi Klum ka pozuar e zhveshur në pjesën e sipërme për revistën Ocean Drive duke thënë se ndihet shumë mirë me trupin e saj përkundër se vitet po kalojnë...

13:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI