Flash

Merkel përballë një krize të rrezikshme, çfarë po ndodh në Gjermani

Lapsi.al 2 July 2018
Merkel përballë një krize të rrezikshme, çfarë

Fati i bllokut qeverisës të kancelares gjermane Angela Merkel do të vendoset të hënën, pasi një mosmarrëveshje e koalicionit mbi politikën e emigracionit arrin fundin e saj.

Bashkimi Kristian Demokratik i Merkel dhe partia e saj bavareze do të nisin bisedimet e përbashkëta më vonë në Berlin në një përpjekje për të ndërmjetësuar një kompromis 11-orësh, pasi diskutimet e veçanta në orët e hershme të mëngjesit nuk arritën t’i japin fund bllokimit.

Ministri i Brendshëm Horst Seehofer, i cili kryeson Bashkimin e krishterë social bavarez, tha se kishte propozuar të japë dorëheqjen nga kabineti i Merkelit, por e shtyu këtë vendim, për të lejuar më shumë bisedime me CDU në shpresën e arritjes së një mirëkuptimi “për hir të vendit”, shkruan Bloomberg.

Pa një kompromis, të dyja palët rrezikojnë një shpërbërje historike të bllokut të partisë që qeveris Gjermaninë, për pjesën më të madhe të kohës që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo do të përshkallëzonte një krizë politike që do të linte Merkelin pa një shumicë parlamentare dhe do ta hidhte CSU në ‘shkretëtirë’ politike përpara zgjedhjeve rajonale në vjeshtë.

“Ata duhet të marrin vendimet e tyre së bashku”, tha Daniel Guenther, kryeministri i CDU në shtetin Schleswig-Holstein, në televizionin ARD të partisë bavareze. “Gjermania ka ‘mbajtur frymën’ për dy javë, për shkak të këtij konflikti të brendshëm. Më së fundi duhet të fillojmë të shikojmë për të ardhmen". 

Përpjekja e fundit për një marrëveshje vjen pas një drame të dielën, që përfundoi diskutime të nxehta për Merkelin, e cila ndihmoi të negociojë me liderët e tjerë të Bashkimit Evropian për emigracionin javën e kaluar. Kjo mbështetje ngriti presionin ndaj aleatit bavarez të CDU-së – një nga tre partitë e koalicionit – për t’u larguar nga një krizë e plotë e qeverisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI