Flash

Kritiku i Merkel për refugjatët, dorëhiqet ministri i Brendshëm gjerman

Lapsi.al 2 July 2018
Kritiku i Merkel për refugjatët, dorëhiqet ministri i

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Horst Seehofer, kryetar i partisë kristiansociale (CSU) simotër e partisë kristiandemokrate (CDU) deklaron dorëheqjen nga të dyja postet politike.

Këtë ai e deklaroi në mbledhjen kryesisë së partisë në Mynih. Këtij vendimi i paraprinë grindjet lidhur me politikën e azilit ndaj refugjatëve në vend. Seehofer kishte dalë kundër linjës së kancelares Merkel me kërkesën për dëbimin e refugjatëve në kufi.

Kryetari i partisë kristiansociale (CSU)dhe njëkohësisht ministër i Brendshëm Horst Seehofer, sipas të dhënave nga qarqet e partisë, ka shprehur mendimin, se vendimet e BE-së lidhur me politikën ndaj refugjatëve nuk mund të zëvendësojnë me të njëjtin efekt kontrollet kufitare dhe kthimin e refugjateve.

Këtë Seehofer e ka thënë në një mbledhje të përbashkët të kryesisë së CSU-së dhe grupit parlamentar të landit në Mynih, bëhet e ditur nga qarqet e vet pjesëmarrësve ne këtë mbledhje.

Seehofer e hodhi poshtë edhe propozimin e parashtruar nga kancelarja Merkel, sipas të cilit refugjatët e regjistruar në vendet e tjera të BE-së të strehohen në të ashtuquajturat qendra ankorimi në Gjermani, mësohet nga të dhënat e pjesëmarrësve në mbledhjen e CS-së në Mynih. Me këtë kreu i CSU-së i është kundërvënë direkt kancelares.

Në grindjen për azilin Seehofer në mënyrë të përsëritur ka kërkuar dëbimin që në kufi të refugjatëve, që janë të regjistruar në një vend tjetër të BE-së. Merkel e hedh poshtë këtë si një veprim i mëvetsishëm kombëtar dhe kërkon zgjidhje europiane në marrëveshje me vendet fqinjë. Për Seehoferin vendimet në samitin e BE-së në Bruksel janë një alternativë e pamjaftueshme./(DW)

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI