Flash

Enigma/ Ç’po ndodh me ekspertizën ndërkombëtare të zërit të Agron Xhafës

Lapsi.al 2 July 2018
Enigma/ Ç’po ndodh me ekspertizën ndërkombëtare

Një tis misteri po turbullon shumë ekspertizën ndërkombëtare që do të zbardhte të vërtetën lidhur me vërtetësinë e zërit të Agron Xhafës, vëllait të Ministrit të Brendshëm. Për një gjë që dukej aq e thjeshtë dhe aq e kollajshme, sa Edi Rama e zbardhi brenda pak orëve!!!, prokuroria po sorrollatet pa fund.

Fillimisht, organi i akuzës njoftoi se hapi procedimin penal në 17 maj. Që atëherë u ngritën dyshimet e para: Pse u la Agron Xhafaj të ikte menjëherë? Pse atij nuk iu morën mostrat e zërit me të njëjtën pajisje që pretendohej se e kishte regjistruar Babalja? A po i hapej shteg këtu manipulimit?

Lexo më tej:

Dëshmitari X i audiopërgjimit, Albert Veliu, flet Fatmir Xhafaj: Qytetari dixhital i sajuar

Pro dhe kundër/ Të gjitha pikëpyetjet për vërtetësinë e përgjimit të Agron Xhafajt

Këto dyshime u bënë edhe më të mëdha, kur edhe Kryeministri edhe Ministri i Brendshëm thanë në publik se kishin në duar provën shkencore të një laboratori me famë ndërkombëtare, emrin e të cilit nuk e treguan kurrë. Kësaj propagande abuzive iu shtua edhe loja e prokurorisë. Një javë pasi kishte filluar procedimin, pra në 24 maj organi i akuzës nxori një njoftim me gjuhë të padeshifrueshme: “Jemi duke kryer veprime hetimore të gjithanshme brenda dhe jashtë vendit. Eshtë dërguar për ekspertim materiali i videopërgjimit në laboratorë ndërkombëtarë jashtë vendit”.

Edhe në këtë rast, mungonte emri dhe besueshmëria e laboratorit. Në njoftim binte në sy togfjalëshi qesharak ku theksoheshin fjalët “ndërkombëtar” dhe “jashtë vendit”. Kushdo e kuptonte lehtë se laborator ndërkombëtar brenda Shqipërisë, nuk mund të kishte.

Një ditë më pas, në datë 25 maj, burime nga prokuroria i thanë televizionit pranë qeverisë Klan se ekzaminimi i audiopërgjimit të realizuar, në të cilin supozohet se është regjistruar një bisedë mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, "është dërguar nga autoritetet shqiptare në Itali, do të ekzaminohet në Institutin e Policisë Shkencore në Romës"Sipas tyre "ky laborator vlerësohej nga ekspertët kriminalistë si një nga më të mirët për ekzaminimin e regjistrimeve audio dhe video. Këtë laborator e ka përzgjedhur ministria italiane e Drejtësisë të cilës iu dërgua me letër porosi nga Tirana".

Përgjimi/ A po manipulon prokuroria njësoj si Rama? Pikpyetjet e deklaratës së sotme

Ndërkohë që publiku priste të mësonte atë të vërtetë që Rama dhe Xhafa e mësuan brenda një dite, përgjigjia vononte dhe në tregun vendas u hodhen pandehma për një aktor që kishte lujtur rolin e vëllait të Ministrit të Brendshëm, pra sipas këtij versioni, e gjitha qe një shpikje. Nga Roma pritej vetëm akti formal i verifikimit të këtij falsiteti. Këtë gjë ia kanë konfirmuar edhe gazetarëve zyrtarët më të lartë të qeverisë. Sipas tyre e vërteta do të zbardhej në pak ditë.  

Por, tani që ka kaluar afro një muaj e gjysëm, burime nga prokuroria kanë njoftuar sërish mediat se ekspertiza nga Italia do të transferohet drejt Londrës. Këtë 2 korrik mediat botuan dhe arsyen: "Ekspertiza italiane vonon për shkak të mungesës së kompetencave".

Audio-përgjimi/ Dërgohet në Britani ekspertiza e zërit të Agron Xhafajt

Pra edhe njëherë një formulim absurd që ngre disa pikëpyetje: A mos kjo është një formulë e kujdesshme për të thënë se provat nga pala shqiptare janë servirur të përgjysmuara? A mos italianët nuk nxirrin dot përfundime me të dhëna të cunguara? A mos kjo është një taktikë që çështja të arkivohet, sipas traditës çudia nuk zgjat më shumë se tre ditë?

Ndërkohë që opozita i ka kërkuar vetëm një gjë të thjeshtë prokurorisë: të verifikojë me anë të qelizave telefonike nëse Akron Xhafaj dhe Albert Veliu ndodheshin në të njëtin vend dhe në të njëjtën orë në momentin që pretendohet se është kryer përgjimi.

Ky kalvar i marrjes së përgjigjes një një laborator shkencor të besueshëm po e rëndon pozitën e qeverisë dhe po shton gjithnjë e më shumë dyshimin e atyre që pyesin: Pse prokuroria dhe publiku nuk janë në gjendje të mësojnë atë që sipas Ramës dhe Xhafës ishte kaq e thjeshtë, dhe që atyre iu deshën vetëm pak orë për ta mësuar?

©Lapsi.al  

Të këshilluara

5 gjërat e bukura të Botërorit...

Faza e parë e Botërorit përfundoi, bashkë me 48 ndeshjet e grupeve. Grupe, në fakt, që kanë shënuar rekorde statistikore (lojtari më i vjetër që ka zbritur ndon...

11:02

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI