Flash

Washington Post: Koreja e Veriut po vazhdon të zhvillojë armët bërthamore

Lapsi.al 1 July 2018
Washington Post: Koreja e Veriut po vazhdon të zhvillojë armët

Sipas "Washington Post", Koreja e Veriut, që është angazhuar gjatë një samiti historik që të shkojë në drejtim të denuklearizimit, po përpiqet të fshejë aktivitetet bërthamore nga SHBA-ja.

“Informacione të marra që prej samitit të 12 qershorit të zhvilluara mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreanoverior Kim Jong Un tregojnë për ekzistencën e zonave sekrete të prodhimit dhe të zhvillimit të metodave me synim fshehjen e fabrikimit të armëve bërthamore”, shkruan gazeta që citon përgjegjës amerikanë.

Sipas këtyre burimeve të cituara nga “Washington Post”, Koreja e Veriut synon të ruajë një pjesë të materialit të saj bërthamore dhe të zonave të prodhimit duke i fshehur nga SHBA-ja.

Kjo tregon se Pheniani synon të vazhdojë programin e tij bërthamor ndërkohë që është angazhuar pranë Uashingtonit të shkojë në drejtim të denuklearizimit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI