Flash

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Një ballkanase në çerekfinale, Danimarka tradhëtohet nga njerëzit e saj të eksperiencës

Lapsi.al 1 July 2018
Një ballkanase në çerekfinale, Danimarka tradhëtohet nga

120 minuta lojë dhe goditjet e penalltive kanë nxjerrë Kroacinë në çerekfinale të Kupës së Botës, duke shpëtuar turneun nga një tjetër largim i madh. Protagonistët absolutë të sfidës në Nizhni Novgorod ishin portierët Subasic i Kroacisë që priti 3 në 5 penallti dhe Schmeichel që priti 2 në 5 goditje e ballkanasve, por edhe një në fundin e shtesës së dytë ndaj ikonës së Kroacisë Modric. Më shumë se kaq...

Favoritët e 1/8 të finaleve me Danimarkën nuk u dukën të tillë përballë nordikëve, që i besuan mbi gjithcka një mbrojtje solide dhe veprimeve të shpejta, që mund të vinin në vështirësi mesfushën elegante, por disi të ngadaltë të Zlatko Dalic.

Goli i shpejtë, ose më saktë golat e shpejtë, në të parën Joergensen dhe në të 4 Mandzukic i kujtuar frikën e ndëshkimit dy skuadrave, që stepi edhe dëshirën e madhe për të vendosur diktatin.

U duk një ndeshje e hapur dhe me shumë gola, por Kroacia e Danimarka luajtën kujdesin në rradhë të parë: në lojë ishte një cmim i madh për të dyja - cerekfinalet. Danezët sërisht i besuan Eriksen, por për të bërë diferencën në një mesfushë, ku të dyja skuadrat kërkonin dominimin, ishte më shumë se e vështirë.

Presioni i bëri edhe kampionët të gabonin. Nuk do të kishte nevojë për 11 metërsha nëse Modric do të shënontë në minutën e 114, kur Rebic u pengua brenda zonës nga ndërhyrja e Jorgenson. Fantazisti i Real Madrid nuk pati fantazi përballë Schmeichel, që mbajti rezultatin 1-1 dhe i dha një shans më shumë nordikëve.

Shansin portieri danez ia dha skuadrës së Hareides edhe dy herë të tjera, por për fatin e keq të tij dhe të të atit Peter që përjetoi gjithcka nga tribuna, edhe Subasic bëri të njëjtë gjë, duke bllokuar Christian Eriksen të parin. Numri 10 nuk bëri dot më mirë se Modric pak minuta më parë, por edhe Lasse Schoene e Nicolai Joergensen kontribuuan që ballkanasit të festonin kalimin e turit.

Në çerekfinale tashmë do të jetë Kroaci-Rusi: Kombëtarja e Dalic konfirmohet si një nga pretendentet e mundshme të titullit botëror edhe pse është vetëm hera e dytë që ballkasnasit kalojnë përtej fazës së grupeve pas vendit të katërt historik në 1998.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/q5/q5NG.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/6k/6KQA.mp4

https://clips.clippit.tv/gkezav/720.mp4

https://clips.clippit.tv/wxpbya/720.mp4

Të këshilluara

"Lamtumirë España!"

Ka përfunduar me lot, pas një eliminimi të hidhur dhe të papritur, ndeshja e fundit me fanellën e Spanjës për Andres Iniestan. Në fund të takimit të humbur me p...

22:09

Kroaci-Danimarkë, shkon në shtesë

Kroaci-Danimarkë nuk ka prodhuar më gola që pas barazimit 1-1 të vendosur në minutën e 4' të ndeshjes. Koha e rregullt nuk ka nxjerrë asnjë fitues ndaj do të du...

21:56

Kroaci-Danimarkë, mbyllet 1-1 pjesa e parë

Për nga mënyra se si nisi ky takim u duk sikur do të kishte shumë gola, por 45' minutat e para janë mbyllur në barazimim 1-1. Të dy golat u shënuar në fillim të...

20:50

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI