Flash

Mendes dhe "Fiat" afrojnë Ronaldon me Juventus

Lapsi.al 1 July 2018
Mendes dhe "Fiat" afrojnë Ronaldon me Juventus

Të ëndërrosh të ndihmon të jetosh më mirë ka thënë dikush, e ndoshta është kjo arsyeja që në shtëpinë e Juventusit kohët e fundit duket se është bërë prioritet. Pas dëshirës Sergej Milinkovic-Savic të Lacios, në mendjen e drejtuesve të Rrugës "Galileo Ferraris" nuk është as më shumë dhe as më pak, por Cristiano Ronaldo.

Sipas "Tuttosport", duket se ka nisur një operacion për të bindur Real Madridin i cili ka fiksuar një klauzolë monstruoze për yllin portugez: 1 miliardë euro, shifër të cilës nuk mund t'i afrohet edhe shoqëria me të ardhurat më të mira në Itali.

Blerja e Joao Cancelo ka afruar bardhezinjtë me Jorge Mendes, agjenti që kujdeset për interesat e CR7. Operacioni për ish-lojtarin e Inter doli i suksesshëm, aq sa tani mund të nisë një bashkëpunim premtues.

Gjithçka ka nisur nga takimi mes Menes, presidentit Andrea Agnelli dhe John Elkan, presidenti i FCA (Fiat Chrysler Automobiles), që ka ndodhur pikërisht kur Cancelo po përgatitej për të kryer vizitat mjekësore me bardhezinjtë: takimi, zbulon e përditshma torineze, është zhvilluar në skenën e Royal Park Golf i Roveri, që ndodhet pak metra lag nga rezidenca e presidentit bardhezi.

Qëllimi i "Zonjës së Vjetër" duket i qartë: me disa lëvizje të stilit PSG t'i paguajë 250/280 milionë euro Real Madridit për të marrë Cristiano Ronaldon, duke konsideruar faktin se Florentino Perez mund të ulë pretendimet e tij falë presionit të Mendes, vecanërisht pas deklaratave të sulmuesit pas finales së Kievit, që u duk një lloj lamtumire ende e pakonsumuar.

Të këshilluara

Dëmtohet Cavani, rrezikon Botërorin

Edinson Cavani, sulmuesi i Uruguajit, mban në ankth Ëashington Tabarez për shkak të dëmtimit të marrë në fitoren 2-1 kundër Portugalisë në 1/8 e finaleve. Aut...

22:41

Foto/Pamjet e rralla Kavani-Ronaldo

Kur rrezultati ishte 2 -1 për Uruguajin dhe Kavani u dëmtua, ka nxituar ta nxjerri nha fusha Ronaldo me një gjest sa fair play aq dhe për të mos lejuar pengimin...

21:41

VIDEO / Uruguai-Portugali 1-0, shënon Cavani

Një kombinim i shkëlqyer Suarez-Cavani. Në minutën e 7' sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez shërben një asist për yllin e PSG, Edinson Cavani i cili gjuan me kokë...

20:12

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI