Flash

Kroacia e Danimarka kujtojnë rekordin e Botërorit 1998

Lapsi.al 1 July 2018
Kroacia e Danimarka kujtojnë rekordin e Botërorit 1998

Provë maturie për Kroacinë, që dominoi Grupin D, duke e mbyllur me 9 pikë. Fitoret me Nigerinë, Argjentinën e Islandën entuziazmojnë formacionin e Dalic, që është treguar tepër solid, plot talent, por edhe e aftë të jetë cinike, të paktën në tre ndeshjet e para. Tani është momenti i konfirmimit. Kombëtarja ballkanase prezantohet për herë të dytë në një fazë me eleminim direkt në një Botëror, pas ecurisë impresionuese të 1998, që u ndalua vetëm në gjysëmfinale.

Çerekfinalja, barriera e pakalueshme për nordikët...

Edhe për Danimarkën objektivi është të kthehet në kohë e Botërorit të Francës, kur u arrit rezultati më i mirë i të gjitha kohërave me kalimin në cerekfinale (humbje 3-2 përballë Brazilit). Në dy herët e tjera në të cilat danezët kishin arritur 1/8 e finaleve, kanë marrë ndëshkime të rënda kundër Spanjës (5-1 në 1986) e kundër Anglisë (3-0 në 2002). Skuadra e Hareides deri tani nuk është se ka magjepsur, madje ka treguar një lojë kazuale, por është e fortë në një mbrojtje të pëlqyeshme (vetëm një gol të pësuar, me 11 metërsh nga australiani Jedinak).

Modric e Eriksen sfida brenda sfidës...

Ashtu si Modric është njeriu fondamental i ballkanasve, në shpresat për të shkuar në cerekfinale, edhe Danimarka pret nga Eriksen. Me shumë më tepër eksperiencë, kroati i Real Madrid është padyshim një prej lojtarëve më të spikatur në Rusi. 2 gola në 245 minuta e ai më spektakolari kundër Argjentinës së Messit. Me 87,4% pasime të sakta kroati është ndoshta mesfushori më i kompletuar në xhiro, duke qenë se është konsistent në mbrojtje, sa deciziv përpara. Në anën tjetër, danezi në 270 minuta ka shënuar vetëm një gol, ndonëse ai spektakolar, në kombinimin me Jorgensen. Por si rifinitor në statistika është inferior ndaj kroatit: 79.5% pasimet e sakta, ndërsa edhe në topat e gjatë nuk i afrohet mesatares së Modric 22.2% kundër 67.7%...

Të këshilluara

Mendes dhe "Fiat" afrojnë Ronaldon me Juventus

Të ëndërrosh të ndihmon të jetosh më mirë ka thënë dikush, e ndoshta është kjo arsyeja që në shtëpinë e Juventusit kohët e fundit duket se është bërë prioritet....

10:12

Dëmtohet Cavani, rrezikon Botërorin

Edinson Cavani, sulmuesi i Uruguajit, mban në ankth Ëashington Tabarez për shkak të dëmtimit të marrë në fitoren 2-1 kundër Portugalisë në 1/8 e finaleve. Aut...

22:41

Foto/Pamjet e rralla Kavani-Ronaldo

Kur rrezultati ishte 2 -1 për Uruguajin dhe Kavani u dëmtua, ka nxituar ta nxjerri nha fusha Ronaldo me një gjest sa fair play aq dhe për të mos lejuar pengimin...

21:41

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI