Flash

Kohë shtesë në Luzhniki, Spanjë-Rusi nuk ka mbaruar

Lapsi.al 1 July 2018
Kohë shtesë në Luzhniki, Spanjë-Rusi nuk ka mbaruar

Spanja dhe Rusia duhet ta vazhdojnë sfidën në Luzhniki për një vend në cerekfinalet e Kupës së Botës, për herë të parë në Rusi 2018 edhe pas kohës së rregullt. Iberikët ishin favoritë, për potencialin që zotërojnë, por Rusët kishin me vetë gjithë stadiumin që i mbështeti, për të përsëritur rezultatin më të mirë të tyre në një kampionat Botëror, arritjen në cerekfinale.

Filloi keq ndeshja për Rusinë, që e pa veten në disavantazh. Ignashevic ishte i pafat në minutën e 11, kur devijoi topin në rrëzim e sipër gjatë kontaktit me Sergio Ramos në portën e Akinfeev, që nuk mund të bënte asgjë.

Në një ndeshje pa shumë raste, por ritmike në mesin e fushës dhe e luftuar taktikisht, Spanja i komplikoi gjërat vetë me 11 metërshin e shkaktuar nga prekja e cekuilibruar me dorë e topit nga Pique. Nga pika e bardhë Dzyuba nuk gaboi duke mundur De Gean dhe barazuar rezultatin në minutën e 41.

Golovin në pjesën e parë dhe Iniesta në të dytën kishin mundësitë më të mira për të shënuar gol për dy skuadrat në fushë, por në fund 90 minutat nxjerrin një barazim, që e con sfidën në Luzhniki me kohët shtesë.

Të këshilluara

Mendes dhe "Fiat" afrojnë Ronaldon me Juventus

Të ëndërrosh të ndihmon të jetosh më mirë ka thënë dikush, e ndoshta është kjo arsyeja që në shtëpinë e Juventusit kohët e fundit duket se është bërë prioritet....

10:12

Dëmtohet Cavani, rrezikon Botërorin

Edinson Cavani, sulmuesi i Uruguajit, mban në ankth Ëashington Tabarez për shkak të dëmtimit të marrë në fitoren 2-1 kundër Portugalisë në 1/8 e finaleve. Aut...

22:41

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI