Flash

Dyshimet/ Sa qëndron versioni i vetëvrasjes së shoferit të Fatmir Xhafajt

Lapsi.al 1 July 2018
Dyshimet/ Sa qëndron versioni i vetëvrasjes së shoferit të

Interpretimet politike mbi mënyrën se si gjeti vdekjen Shkëlzen Qordja, nëse kjo ishte vetëvrasje apo nga vrasje, vetëm sa e shtuan mjegullën për atë që ka ndodhur me të vërtetë me shoferin e Ministrit të Brendshëm.

E vërteta për vdekjen e 31 vjeçarit bëhet e vështirë për t’u zbuluar për shkak të natyrës së institucionit ku ai punonte, në Gardën e Republikës dhe për më tepër se momentet e fundit të jetës, ai qe i mbyllur brenda në garazhin e institucionit.

Të dy versioneve të historisë, si ai i vetëvrasjes dhe atij të vrasjes i mungon një element thelbësor: motivi që çoi drejt vdekjes 31 vjeçarin. Pikërisht në mungesë të motivit, të dyja alibitë janë njësoj të besueshme dhe po aq të paqëndrueshme në krahasim me njëra-tjetrën. Megjithatë nga mëngjesi i të shtunës deri më sot, të dhënat dhe reagimet për ngjarjen janë të shumta.

Policia dhe prokuroria i mëshojne pistës së vetëvrasjes, por ky shpjegim ka disa pika të dobëta që mbeten pa u sqaruar.

1) Veprimet e fundit para vdekjes

Para se të parkonte makinën në garazhin e Gardës së Republikës, Shkëlzen Qordja i kaloi orët në një nga lokalet e ish bllokut në Tiranë. Ky detaj e lëkund fort versionin se 31 vjeçari kishte ndër mend të vetëvritej. E vështirë të besohet që një njeri që ka vendosur t’i japë fund jetës, kalon natën në lokal me miqtë, pastaj kujdeset të parkojë mjetin në garazhin e punës, ku qëllon veten për vdekje.

2) Arma e zgjedhur për të qëlluar veten

Policia tha se në krahun e djathtë të 31 vjeçarit u gjet një automatik tip MP5, një armë e rëndë kjo, në pozicionin “qitje breshëri”. Zgjedhja e një arme të tillë, në rast vetëvrasjeje, dëshmon për një njeri që ka një ndjenjë të fortë urrejtjeje për veten. Fakti që Qordja mund të jetë vetëqëlluar me një breshëri plumbash në kokë, tregon një ndjenjë të fortë vetëndëshkimi dhe probleme të forta psikollogjike. Por kjo nuk rezulton e vërtetë. 31 vjeçari përshkruhet nga fqinjët si një djalë i qetë dhe pa probleme. Po ashtu, ai nuk ka pasur probleme në punë apo në familje.

3) Mungesa e një mesazhi pas vdekjes

Është e njohur karakteristika e martirizimit tek personat suicidë, të cilët planifikojnë vetëvrasjen duke imagjinuar reagimet e të afërmve dhe të njohurve të tyre pas aktit të vetëvrasjes. Në shumicën e rasteve personat që vetëvriten lënë një letër, një shënim apo një mesazh ku shpjegojnë motivet e vetëvrasjes. Në rastin e 31 vjeçarit, policia tha se gjeti vetëm 3 gëzhoja në sediljen e makinës.

4) Nxitimi i institucioneve për ta konsideruar vetëvrasje

E fundit por jo më e parëndësishmja, është tentativa e institucioneve shtetërore për të shpërndarë në media versionin e vetëvrasjes. Disa orë pas gjetjes së trupit, policia dhe prokuroria, në një rast të paprecedent, shpërndanë për mediat deklaratën se kemi të bëjmë me një vetëvrasje. Ndërkohë hetimet për këtë ngjarje të rëndë sapo kanë filluar.

Për vetë pozicionin që kishte viktima, si shofer i Ministrit të Brendshëm, institucionet duhej të tregoheshin shumë të kujdesshme dhe jo të dilnin me deklarata të nxituara. Përfshirja e kryeministrit Edi Rama në këtë çështje, e ngarkoi çështjen akoma më shumë debatin me ngjyrime politike. Madje ngulmimi i Ramës për t’u shprehur binte ndesh edhe me kërkesën e vetë familjes, që kërkoi nga politika respektimin e djalit dhe vëllait të tyre të vdekur.©Lapsi.al

Të këshilluara

5 gjërat e bukura të Botërorit...

Faza e parë e Botërorit përfundoi, bashkë me 48 ndeshjet e grupeve. Grupe, në fakt, që kanë shënuar rekorde statistikore (lojtari më i vjetër që ka zbritur ndon...

11:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI