Flash

Video/ Argjentina mësoi "Marsejezën" e Francës

Lapsi.al 30 June 2018
Video/ Argjentina mësoi "Marsejezën" e Francës

Franca është cerekfinalistja e parë e Rusi 2018. Ishte ndër pretendentët kryesorë, por asnjëherë si tani me 4-3 ndaj Argjentinës, që e fshiu Messin dhe të tjerët nga Botërori me stuhinë e krijuar nga shpëjtësia e Mbappe. 1/8 e finaleve u hap me një betejë në të cilën Les Bleus treguan forcë, klas, karakter dhe vullnet për ti çuar gjërat si duhet, edhe në momentin më të vështirë.

Franca ekzaltohet në ndeshjen e rëndësishme, duke kompletuar pazëllin e mendimeve të teknikut Didier Deschamps, për mungesën e efektshmërisë së sulmuesve të tij, me 4 gola që nuk i dhanë mundësi Argjentinës.

Deschamps nuk u frikësua nga kthimi i Argjentinës së Messit, pas fitores me Nigerinë dhe 4-3-3 i teknikut me Kante hije e numrit 10 argjentinas ishte dominues, në impaktin e parë të lojës, pavarësisht se i kishte lënë territorin amerikanolatinëve. Zotërim topi por kurrë të rrezikshëm lojtarët e Sampaolit, që ranë nën stuhinë e sulmeve të Mbappe i pandalshëm nga mbrojtësit statikë të Argjentinës.

Ndoshta të gjithë prisnin magjinë nga Messi, por në skenë u ngrit ylli i Paris Saint Germain, që pothuaj shpartalloi i vetëm prapavijën e Albiceleste. 11 metërsh i fituar, dy gola dhe shpejtësi supersonike, të cilën Rojo Otamendi e më pas edhe Fazio nuk mundën as ti qendronin pranë.

Shanset e saj Argjentina i përdori, por në të gjitha rastet, edhe në golin e Di Marias nga distanca, edhe në avantazhin provizor me fat të Mercados, skuadra e Sampaolit ishte individuale. Aguero u fut shumë vonë e golin në shtesë e shënoi sa për ti treguar Sampaolit sa gabim veproi duke e mbajtur në pankinë, Higuain e Dybala nuk e panë fushën fare, ndërsa Messi kishte mundësinë e fundit për ti dhuruar vetes dhe Argjentinës Kupën e Botës, por sic duket është fundi i një epoke të dominuar nga numri 10 argjentinas dhe skena në Kazan Arena ishte e gjitha e Mbappe.

https://www.youtube.com/watch?v=V3ZpfGQPFy8

Të këshilluara

Video/ Super Pavard, barazon Franca

Golat të jashtëzakonshëm në ndeshjen mes Argjentinës e Francës, e këtë herë është Pavard që barazon rezultatin, me një goditje spektakolare në minutën e 59. Gol...

17:19

Argjentina e Franca, asnjëra superiore

Në Kazan Arena përfundojnë 45 minutat e parë të 1/8 e finaleve të Botërorit Rusi 2018. Argjentina e Franca barazojnë 1-1, në një ndeshje të ekuilibruar, në të c...

16:54

Messi barazon Ronaldon... në murale

Janë detajet ato që bëjnë diferencën, mbi të gjitha kur është në lojë një nga rivalitetet më të mëdha sportive kontemporane, ajo mes Lionel Messit e Cristiano R...

14:34

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI