Flash

Uruguaj-Portugali, apo beteja e yjeve të sulmit

Lapsi.al 30 June 2018
Uruguaj-Portugali, apo beteja e yjeve të sulmit

Në Fisht Stadium në Sochi është radha e Uurguajit e Portugalisë të zbresin në fushë në orën 20.00, në kërkim të një vendi në çerekfinale. Yjet do të jenë përballë njëri-tjetrit në një sfidë që premton shkëndija: Cavani e Suarez në një anë e Cristiano Ronaldo në tjetrën, përfaqësojnë tre nga sulmuesit më të mirë në botë. Uruguaji mbërriti në 1/8 e finales duke bërë një seri prej tre fitoresh për të fituar Grupin A, duke mundur Egjiptin (1-0), Arabinë Saudite (1-0) e Rusinë (3-0) pa pësuar asnjë gol. Në anën tjetër, Portugalia e Cristiano Ronaldos e mbylli në vendin e dytë Grupin B, vetëm se kishte shënuar më pak gola se Spanja, të dyja me 5 pikë e me të njëjtën diferencë golash. Luzitanët debutuan me barazimin kundër Spanjës (3-3), e më pas thyen Marokun (1-0) e barazuan në fund me Iranin (1-1).

Ronaldo, tani është koha të shënosh...

Tani vjen sfida e parë me eleminim direkt për Kampionët e Europës në fuqi. Tekniku i portugezëve, Fernando Santos, duhet të konfirmojë mes shtyllave Rui Patricion e ti besojë përsëri Cristiano Ronaldos. Sulmuesi i Real Madrid është shënuesi më i mirë i Portugalisë, por ka një detaj që e bën të ndrojtur në sfidat me eleminim direkt - gjatë Botërorit nuk ka arritur kurrë të shënojë në një situatë të tillë. 4-4-2 duket se do orientohet Santos, me Guedes që do të luajë krah CR7. Në mesfushë Quaresma, Carvalho, Adrien Silva e Joao Mario dhe asnjë ndryshim tjetër nga skuadra që u kualifikua në Grupin B.

Suarez e Cavani rreziku permanent kur sfidon Uruguajin...

Uruguaji i “ekspertit” Tabarez, nuk ka si të mos i besojë dyshes sulmuese Cavani e Suarez në sulm. Dy lojtarët kanë shkuar në gol gjatë ndeshjeve të grupit dhe janë gati ti shkaktojnë dëme edhe Portugalisë. Në mesfushë tekniku propozon 5 lojtarë, për skemën e tij të preferuar 3-5-2. Laxalt mund ta nisë nga minuta e parë, në portë është i sigurtë Muslera, ndërsa lideri i mbrojtjes do të jetë qendërmbrojtësi goleador Diego Godin.

Të këshilluara

Argjentina, "macja e zezë" e Francës

Në Kazan Arena, në orën 16.00 do të jenë Franca e Argjentina që do nisin 1/8 e finaleve të Kupës së Botës Rusi 2018. Do të jetë sfida e 12 mes francezëve e amer...

09:36

Tabarez nuk mbetet pa gjumë nga CR7

"Cristiano Ronaldo është në elitën e sulmuesve më të mirë të botës, por mua nuk ma largon gjumin dhe nuk më është bërë fiksim": kjo është deklarata e Oscar Taba...

20:57

Franca, Deschamps: "Messi është Messi"

Ajo mes Francës dhe Argjentinës do të jetë ndeshja e 1/8-ave finale më tërheqëse dhe më e komplikuar e "Rusi 2018". Por, pavarësisht vështirësive të Albiceseste...

19:47

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI