Flash

TIME/ Kylie, Kanye dhe Busy Philips listohen si personat më me influencë në internet

Lapsi.al 30 June 2018
TIME/ Kylie, Kanye dhe Busy Philips listohen si personat më me

E famshmja, Kylie Jenner, reperi Kanye West, aktorja Busy Philipps dhe moderatori Mat Drudge janë në listën e njerëzve më me ndikim nga “Time”.

Personi me 53 milionë ndjekës në “Twitter” është Presidenti Donald J. Trump.

Revista ka publikuar listën vjetore, pasi kishte shikuar kandidatët për ndikimin global në mediat sociale dhe aftësinë e tyre të përgjithshme për të transmetuar informacion.

Sipas “Time”, Kylie, 20 vjeç, tregoi influencën e saj në rrjete sociale, në shkurt kur ndau fotografinë e parë të foshnjës së sapolindur, Stormi në “Instagram”, duke lënë pas foton e shtatzënisë së Beyonce në vitin 2017, për t’u bërë imazhi më i pëlqyeshëm i postuar ndonjëherë në këtë platformë.

Ndërkohë, reperi Kayne, 41 vjeç, u kthye në “”Twitter në prill pas një mungese njëvjeçare dhe dukej se kishte ndryshuar mendimet e mëparshme, duke e quajtur presidentin Trump “vëllanë” e tij.

Megjithatë, kjo nuk ndikoi te 28 milionë ndjekësit e tij, pasi albumi i tij më i ri debutoi i pari në tabelën e “Billboard 200”.

Aktorja Busy Philipps, 39 vjeç ka vetëm 1 milion ndjekës, por me sukses ka përçuar informacionet në rrjete sociale.

Moderatori i lajmeve, Matt Drudge u bë i fuqishëm pas çështjes Bill Clinton-Monica Lewinsky më 1998.

“Time” rendit edhe presidentin Trump, për llogarinë e tij në “Twitter”, rrjet në të cilin ka mbi 53 milionë ndjekës.

Të tjerë që e përbëjnë këtë listë janë aktorja koreane BTS me 50 milionë ndjekës, vëllezërit Logan 23 vjeç dhe Jake Paul, 21 vjeç, të cilët kanë më shumë se 33 milionë abonentë në “YouTube”, 27 milionë në “Instagram” dhe 21 milionë në “Facebook”, aktivistët social, Shaun King, Eman Al Nafjan dhe studentët e Parklandit të Floridas, të cilët janë përpjekur për reformat e armëve.

Të këshilluara

A po e tradhëton Bella The Weeknd me Drake?!

Albumi i dyfishtë i Drake “Scorpion”ka vetëm dy ditë që është lançuar e megjithatë është e vetmja gjë për të cilën nuk ndalohet dot së foluri. Pasi të gjitha...

12:25

Samiti i BE për refugjatët, çfarë u vendos

Në orët e para të mëngjesit të së premtes u arrit një ujdi në samitin e BE-së për migracionin pas një nate të gjatë debati. Në të ardhmen refugjatët e shpëtuar ...

16:41

Brenda ditëlindjes së Xhesika Berberit

Ditët e shënuara e sidomos ajo e lindjes, bëhet më e bukur falë miqve dhe personave të veçantë që të rrethojnë. Ata e bëjnë të paharrueshme çdo festë, bashkë me...

11:44

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI