Flash

Arrestohet Susan Sarandon, protestonte kundër Trump

Lapsi.al 30 June 2018
Arrestohet Susan Sarandon, protestonte kundër Trump

Aktorja Susan Sarandon ishte një nga 600 femrat e arrestuara gjatë një proteste kundër Trump në ndërtesën e Senatit Amerikan.

Aktorja ishte në protestë në mbështetje të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në SHBA dhe kundër ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre në kufirin jugor.

Protesta të mëtejshme janë caktuar për të shtunën.

Policia në Washington tha se 575 persona u akuzuan për demonstrim të paligjshëm të enjten.

Sarandon, e cila ka fituar një çmim Oskar për ‘Dead Man Walking’ në vitin 1996 dhe gjithashtu luajti në filmin ‘Thelma and Louise’ në vitin 1991 si edhe The Witches of Eastwick në 1987, njoftoi arrestimin me anë të një postimi në Twitter.

Ajo është arrestuar edhe në vitin 1999 gjatë një proteste kundër të shtënave të policisë ndaj një të riu të paarmatosur afrikano-amerikan në New York.

Përfaqësuesja Demokratike, Pramila Jayapal, i cila gjithashtu u arrestua, e përshkroi politikën e qeverisë mbi migrimin e fëmijëve si mizor.

Të këshilluara

A po e tradhëton Bella The Weeknd me Drake?!

Albumi i dyfishtë i Drake “Scorpion”ka vetëm dy ditë që është lançuar e megjithatë është e vetmja gjë për të cilën nuk ndalohet dot së foluri. Pasi të gjitha...

12:03

Alban Skënderaj publikon këngën e rradhës

Ka vetëm pak kohë që Alban Skënderaj në bashkëpunim me Noizy-n publikuan hitin e tyre, i cili u prit shumë mirë nga publiku. Vetë Albani para pak kohësh ka lajm...

20:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI