Flash

Argjentina e Franca, asnjëra superiore

Lapsi.al 30 June 2018
Argjentina e Franca, asnjëra superiore

Në Kazan Arena përfundojnë 45 minutat e parë të 1/8 e finaleve të Botërorit Rusi 2018. Argjentina e Franca barazojnë 1-1, në një ndeshje të ekuilibruar, në të cilën francezët patën impaktin më të mirë, duke u imponuar me shpejtësinë e Mbappe.

Deschamps është agresiv në reshtimin e Les Bleus, duke preferuar Matuidi për Tolisso në një mesfushë me tre lojtarë, ndërkohë që Giroud do të luajë i mbështetur nga Griezmann e Mbappe.

Antoine Griezmann kaloi në avantazh Francën përballë Argjentinës, por merita kryesore është e Kylian Mbappe që fitoi 11 metërshin në minutën e 11. Fantastik sulmuesi i PSG që detyroi Rojo ta pengojë në zonë, ndërsa nga pika e bardhë nuk gabon Griezmann.

Tekniku, Jorge Sampaoli, edhe pse e ndryshoi sërisht 11-shen titullare, la jashtë fushës Higuain e Dybala, ndërsa Pavon e Di Maria mbështetën në qendër të sulmit Lionel Messin.

Amerikanolatinët mbajtën zotërimin e topit por nuk u bënë kurrë të rrezikshëm deri kur Di Maria nxorri nga repertori një gola autori. Barazoi rezultatin me një gol spaktakolar mesfushori i PSG, atëherë kur dukej se skuadrat do të shkonin me 1-0 në dhomat e zhveshjes, duke ndëshkon Francën me një gol nga distanca në minutën e 41'.

Les Bleus janë ende të pamundur, ndërsa amerikanojugorët duhet të tregojnë se pas grupeve janë një tjetër skuadër.

Të këshilluara

Messi barazon Ronaldon... në murale

Janë detajet ato që bëjnë diferencën, mbi të gjitha kur është në lojë një nga rivalitetet më të mëdha sportive kontemporane, ajo mes Lionel Messit e Cristiano R...

14:34

Zemër artë, Mbappe bën të paimagjinueshmen

Kylian Mbappé mund të jetë ndër lojtarët më të rinj të Botërorit, por veprimet e tij tregojnë maturi dhe sensibilitet. Sulmuesi i Francës ka bërë të ditur gatis...

14:13

Argjentina, "macja e zezë" e Francës

Në Kazan Arena, në orën 16.00 do të jenë Franca e Argjentina që do nisin 1/8 e finaleve të Kupës së Botës Rusi 2018. Do të jetë sfida e 12 mes francezëve e amer...

09:36

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI