Mban premtimin Luiza Gega që në "Tarragona 2018" merr medaljen e artë në garën e 3000m/p. Atletja shqiptare ka bërë një prezantim të shkëlqyer, duke e dominuar garën me kohën 9’27”37, e shkëputur ndjeshëm nga rivalet e saj më të forta.
Kjo është medalja e parë për Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” dhe prova e Gegës është sigurisht më shumë se pozitive, po të mendosh se ka lënë pas atlete me eksperiencë si tuniziania Ghribi, e cila mbërriti në finish e dyta, 7 sekonda pas atletes dibrane.
Në garën e 3000 metrave me pengesë morën pjesë 11 atlete por Luiza Gega arriti në fund të ngrje flamurin shqiptar, duke e merituar fitoren.