Flash

Prapaskenat/ Si desh u dogjën negociatat nga Keshilli Europian

Lapsi.al 29 June 2018
Prapaskenat/ Si desh u dogjën negociatat nga Keshilli Europian

Shqipëria ka shpëtuar për mrekulli edhe nga një tjetër kapriço e fatit që mund ta bllokonte edhe atë gjysëm drite jeshile që u hap në 26 maj për negociatat. Këshilli Europian ka rrezikuar dje të bllokojë gjithë vendimammjet për çështjet që do të trajtoheshin, si pasojë e një vetoje të kryeministrit të populistëve italianë, Konte (foto siper), i cili nuk votonte asnjë vendim të përbashkët nëse venet anëtare nuk arrinin më parë një marëveshje për zgjidhjen e problemeve të emigracionit dhe moslënien e barrës mbi supet e shteteve bregdetare si Italia apo Greqia. Siç kanë bërë me dije edhe vetë krerët e BE dhe të shteteve akordi i vështirë është mbërritur pas orës  4 00 të mëngjesit të sotëm gjë që ka lejuar edhe miratimin e konkluzioneve të plota nga samiti i djeshëm në Bruksel.

Në pikën 24 të konkuzioneve të KE është miratuar edhe vendimi mbi zgjerimin dhe stabilizimin i miratuar dy ditë më parë dhe në të cilin hapja e negociatave me Shqipërinëdhe maqedoninë do të shtyhet për në vitin e ardhshëm. “

Edhe për të arritur këtë gjysëm fitoreje vendi ynë kishte hequr shumë keq. Në datë 26 deri në pasdite Franca dhe Holanda kishin vënë vetton për një "Jo" të prerë kundër Shqipërisë, madje ekzistonte edhe një version për ndarjen e fatit të saj nga maqedoni së cilës mendohej t'i hapeshin negociatat. Këtë version e konfirmon edhe transmetuesi publik gjerman Deutsche Welle. Në një editorial referuar vendimit të Këshillit Europian për

apjen e negociatave, ajshkruan se Shqipëria dhe Maqedonia qenë viktima të çështjeve të brendshme të vendeve antare të BE-së. Aty shkruhej se politikanët francezë dhe holandezë vepruan në këtë mënyrë për të kënaqur të djathtën ekstreme në vendet respketive.

Por, pasi kaloi këtë pengesë të parë dhe arriti të ruajë fytyrën, Shqipëria u rrezikua deri në momentin e fundit të mëngjesit të kësaj të premteje edhe një një dëm kolateral që mund t'i detyronte 28 shtetet anëtare të mos binin darord për asnjë nga konkluzionet si pasojë e vetos italiane për marëveshjen mbi emigracionin.

Por, fatmirësisht për BE dhe lumturisht për ne, gjithçka u zgjidh. Konkluzionet u botuan dhe Rama mund të festojë në dasmën pa nuse (lexo me poshte) dhe të vazhdojë të shpërndajë deklarata falenderimi.

©Lapsi.al

Festa e Ramës si dasëm pa nuse

 

Të këshilluara

5 gjërat e bukura të Botërorit...

Faza e parë e Botërorit përfundoi, bashkë me 48 ndeshjet e grupeve. Grupe, në fakt, që kanë shënuar rekorde statistikore (lojtari më i vjetër që ka zbritur ndon...

11:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI