Flash

Kulisat / Farsa e dekorimit të katër ambasadorëve

Lapsi.al 29 June 2018
Kulisat / Farsa e dekorimit të katër ambasadorëve

Ministria e jashtmë është vënë në alarm ditën e djeshme për të thirur për një show të vendosur nga Rama në minutën e fundit dhe për të sjellë urgjent në Tiranë 4 ambasadorët e akredituar në Hagë, Bruksel, Paris dhe Berlin. Në përpjekjet për t’i dhënë frymë propagandës së festimeve gjoja për hapjen e negociatave kryeministri ka menduar të organizoje ceremoninë e dekorimit duke përligjur faktin se ka vërtet diçka për të festuar. “Të gjithë ambasadorët janë njoftuar të enjten me urgjencë. Urdhri për ta ka qenë: blini biletat sado shtrenjtë që të jenë, gjeni çdo lloj linje ajrore, sepse të premten në mëngjes u kërkon me patjetër kryeministri. Madje atyre nuk arritëm t’u thonim as se do dekoroheshin” i konfidoi Lapsit një burim në ministrinë e Europës dhe të punëve të Jashtme. 

[video width="496" height="276" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/06/Rama-dekoron-ambasadoret.mp4"][/video]

Nuk ka dyshim se i gjithë ky show me dekorata u bë për t’i hedhur hi sy shqiptarëve. Por megjithëatë ngrihen disa pyetje.

Pse duhej ky shpërblim për diplomaten e parë të Shqipërisë në Holandë, Aida Sakiqi, kur ky vend bëri çështë e mundur që ta hidhte poshtë rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian?   

Pse duhej nderuar ambasadori në Paris, Dritan Tola, kur Franca bëri çështë e mundur për të mos u hapur negociatat?

Një justifikim mund të ishte se këto dy shtete u mëdyshën në minutat e fundit të takimit të Luksemburgut, por edhe këtu merita nuk i takon aspak diplomacisë shqiptare, por betejës së brendëshme mes vendeve antare të BE. 25 prej tyre, të kryesuar nga Gjermania nuk donin ti thyenin hundët komisionit të Brukslit që kishte dhënë rekomandim pozitiv dhe versioni i tyre për ta shtyrë hapjen me një vit, fitoi më në fund. Po të qe për tu dekoruar duhet të dekoroheshin ata.

Lexo me tej:

Festa e Ramës si dasëm pa nuse

Ashtu sikurse po të qe kjo një ditë feste të dekoruarit duhet të ishin të tjerë. Sepse ngjitja e shkallëve në drejtim të BE nuk është as çështje lobingu as çështje imazhi. Pra aty rolin më të madh nuk e ka diplomacia. Edhe rama vetë e ka pranuar disa herë publikisht, se ajo është çështje reformash, pune konkrete, përmirësimi legjislacioni dhe arritjesh në qeverisje.

Pra nëse ne e meritonim festën për këto të dekoruarit duhet të ishin ata që i kanë prirë këtyre arritjeve: Sajmir Tahiri, Fatmir Xhafa, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri.

Por, asnjëri nga këta reformatorë nuk u dekorua dhe për të bërë aktorin në këtë shfaqe të përgatitur me nxitim u thirrën Aida Sakiqi (Holandë),  Suela Janina (Bruksel) Dritan Tola (France) dhe Artur Kuko (Gjermani) që paguan sotë bileta avioni super të shtrnjta për të marrë me urgjencë “medaljen e mirnjohjes së kryeministrit”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

5 gjërat e bukura të Botërorit...

Faza e parë e Botërorit përfundoi, bashkë me 48 ndeshjet e grupeve. Grupe, në fakt, që kanë shënuar rekorde statistikore (lojtari më i vjetër që ka zbritur ndon...

11:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI