Flash

Kanadaja hakmerret ndaj Trump, vendos tarifa doganore nga 1 korriku

Lapsi.al 29 June 2018
Kanadaja hakmerret ndaj Trump, vendos tarifa doganore nga 1 korriku

Kanadaja njoftoi se do të vendosë tarifa mbi produktet amerikane si përgjigje ndaj masave të Uashingtonit kundër eksporteve nga fqinji kanadez, si pjesë luftës tregtare të filluar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Kanadaja nuk ka zgjidhje tjetër pot të përgjigjet në një masë reciproke dollar për dollar”, deklaroi sot ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland.

“Kanadaja është treguar e matur dhe e përmbajtur në përgjigjen e saj”, tha Freeland duke argumentuar se tarifat amerikane janë të jashtëligjshme sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA).

“Tarifat e reja mbi produktet amerikane përfshijnë çelikun dhe aluminin, që arrijnë vlerë prej 16 miliardë dollarë kanadezë (12 miliardë dollarë amerikanë), do të hyjnë në fuqi më 1 korrik”, theksoi ministrja.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI