Flash

I mësojnë shtëpinë, në Egjipt bëhet "miting" për Salah

Lapsi.al 29 June 2018
I mësojnë shtëpinë, në Egjipt bëhet

Eleminimi nga Botërori nuk e ka njollosur aspak figurën e yllit Mohamed Salah në Egjipt. Sapo është kthyer në atdhe nga Rusia, sulmuesi ka vendosur ti japë vetes disa ditë pushim në vilën e tij në Kairo. Por qetësia e tij, është prishur nga një tifoz anonim që postoi në rrjetet sociale adresën e banimit të sulmuesit të Liverpool. Menjëherë tifozë të shumtë janë mbledhur në mbrëmje poshtë shtëpisë së Salah që, i frikësuar, ka kërkuar ndërhyrjen e policisë lokale.

Asgjë preokupuese duke parë se më vonë Salah zbriti poshtë duke firmosur autografë dhe bërë selfie me tifozët e pranishëm. Një episod interesant që tregon sa shumë ish-lojtari i Romës adhurohet në Egjipt.

Të këshilluara

Franca, Deschamps: "Messi është Messi"

Ajo mes Francës dhe Argjentinës do të jetë ndeshja e 1/8-ave finale më tërheqëse dhe më e komplikuar e "Rusi 2018". Por, pavarësisht vështirësive të Albiceseste...

19:47

Tare vendos veton, Strakosha i pashitshëm

Thomas Strakosha, portieri i Kombëtares së Shqipërisë ishte në qendër të merkatos i kërkuar nga klube të rëndësishme Europiane, pas një sezoni spektakolar me La...

10:18

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI