Flash

3.4 milion euro në Toyota/ Kur Taulant Balla ankohet për baltën e politikës

Lapsi.al 29 June 2018
3.4 milion euro në Toyota/ Kur Taulant Balla ankohet për baltën e

Akuzat se Taulant Balla është i lidhur me trafikantët e drogës, që sollën 3.4 milionë euro në Durrës, nuk janë më të rëndat që janë dëgjuar në parlamentin tonë. Madje nuk janë as më të tmerrshmet për vetë Taulant Ballën. Deputet që nga 2005, veshët i kanë dëgjuar akuza të frikshme, që do të linin pa gjumë çdo njeri normal. Mjafton të përmenden ato të ish kryeministrit Sali Berisha, që pasi e bëri pjestar të bandave të Librazhdit dhe të Elbasanit, e shpalli përdhunues recidivist, apo të sëmurë me AIDS.

Në të gjitha rastët, Balla është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë, duke u përfshirë në të njëjtën vorbull akuzash me histori bandash, vjedhjesh, tradhëtish kombëtare, korrupsion etj dhe në dukje imun nga shigjetat e PD-së.

Por duket se me historinë e fundit të 3.4 milionë eurove, Taulant Balla është ndjerë i cënuar dhe ka vendosur të reagojë ndryshe. Vënia në shënjestër nga opozita si garant i parave të drogës që u kapën në Durrës, për herë të parë është marrë seriozisht nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së.

Sot ai paralajmëroi padinë e tretë për Lulzim Bashën në prokurori, madje shkruan ai "po vlerësojmë çuarjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda" .

Si rrallëherë, kreu i grupit parlamentar pranon në reagimin e tij për mediat se "është bërë pis" bashkë me kolegët e tjerë të Partisë Socialiste, nga ajo që e quan "përfshirja në debatin e baltës e të llumit me të e me partinë e tij". Në fakt historia e llumit dhe e baltës nuk është diçka e re në politikë, sepse historitë me akuza për drogë e korrupsion janë kryefjalë e seancave parlamentare prej dekadash tashmë. Taulant Balla ka qenë vetë protagonist.

Në anën tjetër, dy personat që kishin porositur paratë e drogës janë të lirë. Kushërinjtë Vladi nuk janë kapur nga policia. Njësoj si shumë ngjarje të tjera të përmasave të tilla, kur flitet për miliona euro dhe tonelata me drogë, policia dhe prokuroria asnjëherë nuk i shkon në fund zbulimit dhe arrestimit të "peshqve të mëdhenj", duke i lënë hapësirë politikës të ngrejë akuza dhe hamendësime, ku personazhet herë bëhen akuzatorë dhe herë viktima të baltës dhe llumit të akuzave që vetë e ushqejnë.©Lapsi.al

Të këshilluara

Brenda ditëlindjes së Xhesika Berberit

Ditët e shënuara e sidomos ajo e lindjes, bëhet më e bukur falë miqve dhe personave të veçantë që të rrethojnë. Ata e bëjnë të paharrueshme çdo festë, bashkë me...

11:44

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI