Flash

Kryemadhi: Pse u lumturua Rama nga refuzimi i KE-së për hapjen e negociatave

Lapsi.al 28 June 2018
Kryemadhi: Pse u lumturua Rama nga refuzimi i KE-së për hapjen e

Në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës, Monika Kryemadhi deklaroi se Edi Rama është njeriu më i lumtur pasi nuk u hapën negociatat.

Sipas kryetares së LSI, Ramës nuk i interesonte hapja e negociatave pasi kjo do të thoshte më shumë rregulla për qeverisjen.

Duke iu përgjigjur akuzave të Ramës, se opozita ka punuar kundër hapjes së negociatave, Kryemadhi u shpreh se opozita e bashkuar i ka kërkuar ndërkombëtare hapjen e tyre.

“Opozita në mënyrë unisone i ka çuar letër komisionerit Hahn për hapjen e negociatave. Vendimi për negociatat s’ka të bëjë me Ramën, ishte për shqiptarët. Njeriu më i lumtur për moshapjen e negociatave është Edi Rama. Vetë Ramës nuk i intereson. Hapja e negociatave do të thotë rregulla për qeverisjen. Reagimi i këtij njeriu…Ose ky nuk është normal ose është djalli vetë”, - u shpreh Kryemadhi.

Lidhur me optimizmin e shprehur nga komisioneri Johannes Hahn për progresin e Shqipërisë, Kryemadhi tha se është një mbulim për realitetin e hidhur. Kryetarja e LSI-së bëri edhe ndërkombëtarët shkaktarë të situatës në Shqipëri.

“Nuk e shoh entuziazëm por më shumë një cover për të mbuluar një realitet të hidhur. Edhe ndërkombëtarët janë pak shkaktarë të situatës në Shqipëri. Për hir të së vërtetës 8 kushte që na janë vendosur opozita ka më shumë se 1 vit që i artikulon por në institucionet ndërkombëtare raportet nuk kanë qenë të sakta”, tha Kryemadhi.

Të këshilluara

Brenda ditëlindjes së Xhesika Berberit

Ditët e shënuara e sidomos ajo e lindjes, bëhet më e bukur falë miqve dhe personave të veçantë që të rrethojnë. Ata e bëjnë të paharrueshme çdo festë, bashkë me...

11:44

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI