Flash

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Ja kush kualifikohet në Grupin H, tre skuadra në lojë

Lapsi.al 28 June 2018
Ja kush kualifikohet në Grupin H, tre skuadra në lojë

Situatë me shumë të panjohura në Grupin H. Në fakt, jo rastësisht ishte konsideruar një nga më të paparashikueshmit e Botërorit e rezultatet kanë konfirmuar pritshmëritë. Kolumbia trazoi kartat e grupit me një fitore bindëse përballë Polonisë, ndërsa barazimi mes Japonisë e Senegalit, dy kryesueseve, la në lojë tre skuadra, duke nxjerrë jashtë garës për kualifikim vetëm Poloninë.

Japonia e para me një fitore ndaj polakëve...

Nuk e kishin imagjinare japonezët se do të ishin kandidatë për vendin e parë, në vigjilje të ndeshjes së fundit. Për skuadrën e Nishinos një fitore ndaj Polonisë së eleminuar do të ishte kalimi i sigurtë i turit, madje edhe si vend i parë gjithnjë nëse Senegali nuk bën goleadë kundër Kolumbisë, gjë që vështirë se mund të ndodhë. Afrikanët e kanë një ndeshje për të mos e humbur atë kundër amerikanolatinëve: nëse Senegali dështon përballë Kolumbisë, do të jenë Cafeteros ata që shkojnë në 16 më të mirët bashkë me Japoninë, por si të dytë të grupit.

Polonisë e eleminuar shpresa e madhe për vendin e parë të Kolumbisë

Do të kualifikoheshin aziatikët edhe në rast barazimi përballë Lewandowski e të tjerëve. Japonia do të shkonte në 5 pikë, por me një fitore, një mes Kolumbisë e Senegalit, do të kualifikohej si e parë të grupit. Nëse amerikanolatinët ndahen në barazim me Senegalin, në këtë rast do të ishin afrikanët që do të shkonin në 1/8 bashkë me japonezët, ndërsa për vendin e parë, me diferencë të njëjtë golash në lojë do të futej numërimi i kartonëve të verdhë që për momentin favorizon të besuarit e Nishinos.

Skenari më i komplikuar, humbja e Japonisë...

Humbja e Japonisë me Poloninë do ta komplikonte më shumë situatën, duke vënë në lëvizje skenarët më dramatikë. Me një fitore të Senegalit ndaj Kolumbisë, aziatikët do të kualifikoheshin gjithashtu si të dytë. Por nëse afrikanët e kolumbianët do të barazonin, atëherë Senegal do të ishte i pari i grupit H, ndërsa për të përcaktuar se kush mes Japonisë e Kolumbisë kualifikohet përtej fazës së grupeve do të llogaritej fillimisht diferenca e golave. Në këtë pikë për të dyja skuadrat duhen shënuar gola për të kaluar golavarazhin e kundërshtarit, që në dy ndeshjet e para është në favor të amerikanolatinëve, pavarësisht se takimin direkt e kanë fituar japonezët. Me një fitore të Kolumbisë e humbjen e Japonisë, dy kryesuesit do mbeteshin me 4 pikë dhe ne këtë rast do të përdorej sërisht diferenca e golave dhe më pas kartonëve të verdhë.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI