Flash

Video/Mesazhi i kriptuar që Basha i çoi Ramës pas dështimit të negociatave

Lapsi.al 27 June 2018
Video/Mesazhi i kriptuar që Basha i çoi Ramës pas

Ka ngjallur shumë dyshime dhe ka ngritur shumë hipoteza një deklaratë e Lulzim Bashës drejtuar Edi Ramës me rastin e dështimit të hapjes së negociatave të BE-së me Shqipërinë këtë qershor. Pasi foli me tone të ashpra për këtë disfatë të kryeministrit, pasi përmendi refrenin e zakonshëm të drogës, krimit, Ministrave të brendëshëm të implikuar dhe parave të zeza që vijnë në Shqipëri për tu pastruar, lideri i demokratëve la të kuptohet se hapja e negociatave është në rrezik edhe pas një viti, nëse vendi nuk bën një kthesë të madhe.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Rama nuk arriti të hapë negociatat, por ia doli të shmangë turpërimin

Por ajo që bëri çudi ishte shprehja e Bashës: “Së bashku duhet të vendosim për këtë kthesë të madhe dhe t'i japim formë”.

Në këtë frazë plot ambiguitete, dikush natyrisht mund të mendojë se zgjidhje janë përshembull zgjedhjet e parakohshme, dikush tjetër se ajo mund të parashikojë përmirësimin e qeverisjes.

Por ftesa e Bashës për këtë kthesë të madhe të shoqëruar nga fjala “së bashku” pra edhe me pjesmarrjen e opozitës krijon keqkuptime që lënë të mendosh për një marëveshje si ajo e 18 majit.

A mos është kjo deklaratë e Bashës një ftesë për një koalicion të madh të përbashkët deri sat ë happen negociatat? A mos po kërkon ai bashkëqeverisje me Rilindjen? A mos po përligj ai zërat e krtitikëve të tij që e akuzojnë se i ndërgjegjshëm që është i paaftë për të fituar, Basha kërkon dëshpërimish një zgjidhje për tu bërë pjesë e qeverisë?

Të gjitha këto hamendësime do të vazhdojnë të gëlojnë deri sa lideri demokrat të denjojë të shpjegojë se ç’nënkuptonte me shprehjen shumë kuptimshe: “një kthesë të madhe së bashku”.

©Lapsi.al 

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/06/Basha-upload.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI