Flash

Ukraina: Rusia po përgatit sulm të madh kibernetik në banka dhe kompanitë energjetike

Lapsi.al 27 June 2018
Ukraina: Rusia po përgatit sulm të madh kibernetik në banka dhe

Kreu i policisë kibernetike të Ukrainës, Serhiy Demedyuk tha se hakerët rusë po piraterojnë sistemet kompjuterike të kompanive të Ukrainës për t’i hapur rrugë “një sulmi të koordinuar, të shkallës së gjerë”. 

Demedyuk i tha agjencisë Reuters se bankat dhe kompanitë energjetike janë në mesin e shënjestrave të hakerëve të dyshuar dhe tha se policia e Ukrainës është duke punuar me autoritetet e huaja për t’i identifikuar fajtorët.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, i hodhi poshtë pretendimet e Demedyukut, duke i cilësuar si “të pavërteta”. 

Autoritetet e sundimit të ligjit dhe firmat private të sigurisë në gjithë botën janë duke i monitoruar me kujdes kërcënimet në Ukrainë, pasi ky vend ka qenë origjinë e disa prej sulmeve më serioze kibernetike që kanë ndodhur në botë.

Në qershor të vitit 2017, një virus i quajtur NotPetya ka goditur departamentet qeveritare dhe kompanitë shtetërore në Ukrainë, para se të përhapej në rrjetet e korporatave në gjithë globin, duke shkaktuar humbje prej miliarda dollarësh, shkruan rel.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, së bashku me Ukrainën, kanë fajësuar Rusinë për virusin NotPetya.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI