Flash

Shkrimi bombë i francezes «Liberation»: Edi Rama, farsa e luftës me trafikantët

Lapsi.al 27 June 2018
Shkrimi bombë i francezes «Liberation»: Edi Rama, farsa e

Nëse do kërkohet të gjendet një arsye se përse BE refuzon t’i hapë negociatat me Shqipërinë, nuk duhet shkuar më larg se gazeta Liberation e kësaj të mërkure. Në një shkrim të gjatë e përditshmja e referencës të së majtës së moderuar franceze ka ngritur dyshimet për sinqeritetin në luftën ndaj trafikantëve që zhvillon qeveria e Edi Ramës. Lapsi.al e ka lexuar gazetën që gjendet në të gjitha kioskat e Francës mëngjesin e kësaj të mërkure.

“Në kohën kur Shqipëria ka dyfishuar përpjekjet për të hapur negociatat me Bashkimin Europian – që do të diskutohet këtë të enjte – të shumtë janë ata që kanë ngritur pyetjen: “A mos është një farsë lufta kundër trafikantëve që Edi Rama zhvillon prej pesë vitesh?” - pyetet në artikullin e nënshkruar nga gazetarët Giovanni Vale dhe Jérôme André.

Pasi i bëhet një përmbledhje e detajuar rasteve të Saimir Tahirit, Klement Balilit dhe vëllait të ministrit aktual të rendit Fatmir Xhafaj gazeta citon këtë të fundit që thotë se dy reporterët po përsërisin të përkthyera akuzat e opozitës. Por Liberation që uk nguron të nënvizojë se në Shqipëri edhe “e djathta është e diskredituar nga aferat korruptive”, e vë gishtin me forcë në plagët reale të vendit. Ajo thotë se në Holandë, Angli dhe Francë të gjitha policitë janë të shqetësuara për diversifikimin e formave të aksionit të trafikantëve shqiptarë.

Artikulli që Lapsi.al e ka qëmtuar nga fillimi në fund hedh poshtë edhe një mit të ngritur së fundi. Atë që ka pohuar për Liberation ministri Xhafaj se faqja e kultivimit të kanabisit në vend quhet kapitull i mbyllur. Për kundërpeshë ajo ka intervistuar Nicola Altiero, një gjeneral brigade ne jug të Italisë.

“Është e vërtetë që nga ana tjetër e kufirit pretendojnë se hashashi që kapet në Itali është i vjetër, prodhim i viteve të kaluara, por ne i kemi bërë analizat këtu në Itali dhe prodhimi i tij nuk daton më shumë se gjashtë muaj” - i ka thënë ai Liberation. Sipas Altieros në Itali këtë sipas viteve janë kapur: “860 kg në 2015, 13,9 ton në 2016, 34,9 ton në 2017 dhe afërsisht et 10 ton gjatë muajve të parë të 2018”.

Pasi jep këto shifra gazeta hedh dyshimin edhe se paratë e drogës po depërtojnë në ekonomi e cila megjithëse rritet me mbi 3% nuk lejon që gjithë qytetarët të përfitojnë nga kjo rritje. Artikulli i lexuar nga Lapsi.al vëren se paratë e trafikut po shkojnë në ndërtimin e pallateve dhe hoteleve luksoze. Dhe duke vënë që në titullin e vet konstatimin se

“Paratë e drogës janë bërë paratë e politikës” shkrimi ngre pikëpyetjen nëse përparimi drejt BE, i prezantuar si një terapi shëruese nga Edi Rama, mund të bëhet barrikadë për mundur krimin e organizuar dhe korrupsionin. Gjithsesi konkluzioni jepet në frazën e tij të fundit: Shqipëria është larg pritshmërive të Brukselit.

Liberation/ Përgatiti Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI