Flash

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Meksika, Suedia e Gjermania, kush rrezikon më shumë?

Lapsi.al 27 June 2018
Meksika, Suedia e Gjermania, kush rrezikon më shumë?

Situata më e paqartë është sigurisht ajo në Grupin F. Mallkimi i tij ku asnjë skuadër e shortuar në këtë grup nuk ka arritur kurrë të fitojë Botërorin qendron si hije e zezë mbi Gjermaninë, kampione në fuqi. Kush do ta mendonte se kampionët në fuqi të botës, superfavoritët e turneut, në ndeshjet e treta do të rrezikonin seriozisht të mos dalin nga grupi.

Eleminimi i pamenduar i Meksikës...

Me dy fitore duhet të ishte e sigurtë në klasifikim e në kualifikim, por Meksika çuditërisht nuk i ka mbyllur problemet e si për ta bërë më dramatike situatën goli i 2-1 i Son, që ngushtoi diferencën në ndeshjen me Korenë e Jugut, mund ti ketë futur në telashe jo pak "Tricolor" në cështjen kualifikim. Tani Gjermania duhet të mundë aziatikët e eleminuar për tu kualifikuar, por mjafton edhe barazimi ose humbja në rast se Suedia humbet me Meksikën.

Kroos shpëtimtari i Low...

Gjermania e pati shumë të vështirë për të marrë rezultatin e duhur kundër Suedisë. Nordikët deri në golin e Toni Kroos në të 95′, kishin gjithcka në kontroll dhe mendonin vetëm barazimin me Meksikën në ndeshjen e fundit. Ajo "biskota" që po i shijonte përpara se ta provonin u tret nga goli i mesfushorit të Real Madrid i dha frymëmarrje Low dhe aplikoi në lojë skenarët për kalimin në 16 më të mirët. Në vecanti mund të verifikohet një kryqëzim që do të conte 3 skuadra në krye me 6 pikë dhe diferencë të njëjtë golash.

Skenari më i jashtëzakonshëm i grupit F...

Kjo do të ndodhte në rast se Gjermania fiton 1-0 me Korenë e Jugut e Suedia imponohet me të njëjtin rezultat ndaj Meksikës: tre skuadrat do të kishin 6 pikë dhe 3 gola të shënuar e dy të pësuar. Rezultati nuk është shumë i mundshëm, por as nuk mund të përjashtohet kategorikisht e nëse ndodh do të ishte Meksika ajo që do mbetej jashtë sepse në klasifikimin e ndeshjeve direkte (kundër Gjermanisë e Suedisë) do të kishte 1 gol të shënuar kundër 2 të kundërshtarëve. Vendi i parë do të vendosej më pas me ndeshjet direkte në favor të Manschaft. Një skenar i pamëshirshëm në të cilin Meksika, skuadra që bindi më shumë në grup, do të eleminohej.

Të këshilluara

Pibe D'or tregon gishtin e mesit, po kujt?

Ankth, inat, tërbim, dëshpërim, shpërthim. Të gjithë ndjesitë kalojnë nëpër mendjen e Diego Armando Maradonës në tribunën e Saint Petersburg që pas golit të Roj...

22:44

Video / Nigeria barazon me 11 metërsh

Nigeria barazon rezultatin me 11 metërsh në minutën e 51'. Një penallti e shkaktuar nga mbrojtësi argjentinast Javier Marcherano. Pas konsultimit te VAR, 11 met...

21:18

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI