Gjermania jashtë Botërorit, e shkatërruar nga Koreja e Jugut që ishte e eleminuar. Edhe në ëndërrat më të këqija nuk do të kishin besuar kampionët në fuqi të botës se kjo mund të ndodhte, sidomos pas asaj fitore në frymën e fundit përballë Suedisë në ndeshjen e dytë.
Mallkimi i Grupit F mund të jetë dukur gjithnjë një legjendë urbane sidomos për Gjermaninë, që vetëm një herë e kishte shortuar fati në atë grup. Por tani duhet ta besojë e shumë madje..
Për herë të parë në historinë e tyre Gjermania eleminohet në fazën e parë të Kupës së Botës. Nga mrekullia e Kroos kundër Suedezëve skuadra e Low është një ndërthurje mes konfuzionit e turpit kundër koreanëve, por mbi të gjitha një formacion që nuk arriti të jetë asnjëherë gjatë turneut, madje edhe në ndeshjen e fituar, vetëvetja. 2-0 me golat e Kim dhe Son, e pësuar në kohët shtesë, kundër aziatikëve që luanin thjesht për të respektuar kampionatin është një njollë që Manchaft do të marrë me vete gjatë, madje do të harrojë edhe atë 7-1 në gjysëmfinalen me Brazilin katër vjet më parë, që e futi në histori.
Për Gjermaninë në Kazan Arena ishte mbyllja e një cikli. Atëherë kur u kthye të ketë shansin e saj në duar skuadra e Loë dështoi plotësisht, me një mefshtësi, apo mungesë karakteri, që nuk është në ADN e saj. E fundit e Grupit, pas Suedisë e Meksikës, madje edhe Koresë, fund më i turpshëm për Joachim Low nuk mund të kishte.
https://www.youtube.com/watch?v=9PKv77ZS0Es