Flash

Dyshohet se është gjallë, reperi arrin famën pas vdekjes

Lapsi.al 27 June 2018
Dyshohet se është gjallë, reperi arrin famën pas vdekjes

Fansat në rrjet kanë filluar spekulimet se XXXTentacion është i gjallë dhe se kjo është lëvizja më e madhe e marketingut e realizuar ndonjëherë. Mirëpo, policia ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e reperit amerikan XXXTentacion, pikërisht Dedrick D Ëilliams, 22 vjeç, i cili po përballet me një akuzë për vrasje të shkallës së parë.

Por mesa duket, fama e XXXTentacion është rritur më shumë pas vdekjes së tij.Një këngë e reperit të ndjerë është në krye të listave një javë pas vdekjes së tij. Kënga “Sad!” e reperit nga Florida u zhvendos nga Nr. 52 në Nr. 1 në tabelën Hot 100 të Billboard.Kjo është kënga e parë që pas vdekjes së solistit ngjitet në krye të listave, pas këngës “Mo Money Mo Problems” të Notorious B.I.G. në vitin 1997, sipas Billboard.Gjithashtu 8 këngë të tjera të XXXTentacion janë aktualisht në Hot 100, duke përfshirë “Moonlight” në Nr. 16, “Changes” në Nr. 18, “Jocelyn Flores” në Nr. 19, “F ** k Love”, me Trippie Redd në Nr. 28, “Everybody Dies on Their Nightmares”në Nr. 42, “The Remedy for a Broke Heart (Why Am I So in Love)” në Nr.58, ” Hope “në Nr.80, dhe” Numb “në Nr.82.

Por edhe në Instagramin e tij është bërë “nami”, pasi nga 8.2 milion ndjekës që kishte kur u nda nga jeta, tashmë ka rreth 13.5 milion.

Të këshilluara

Lindsay Lohan:Harrojeni të kaluarën time

Lindsay Lohan, në deklaratën e fundit për media, ka thënë se e kaluara e saj prej vajzeje rebele tash e tutje mbetet prapa. 31 vjeçarja thotë se, nga tani e ...

18:58

Dua Lipa anulon koncertin për fansat (FOTO)

Ajo po shijon suksesin e saj gjithnjë në rritje. Por së fundmi është detyruar të anullojë njërin nga koncertet për shkak të problemeve shëndetësore. Pas n...

16:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI