Flash

Ditë vere me shi, si të mbroheni nga rrufetë

Lapsi.al 27 June 2018
Ditë vere me shi, si të mbroheni nga rrufetë

Rrufetë mund të japin një spektakël në qiell, por në të njëjtën kohë mund të jenë shumë të rrezikshme.

Çdo vit rrufetë vrasin mesatarisht 6000 njerëz në botë. Prandaj është e rëndësishme të siguroheni siç duhet gjatë një dite me rrufe. Ky artikull do t’ju mësojë disa këshilla të thjeshta se si të jeni të sigurt gjatë një stuhie.

Nëse jeni jashtë shtëpisë: 

Kërkoni për ndërtesën më të sigurt të afërt dhe vraponi drejt saj.

Nëse keni ndonjë makinë afër, qëndroni brenda saj, por sigurohuni të mbyllni dritaret.

Nuk keni as ndërtesë as makinë afër? Mënyra më e mirë është të shtriheni përmbys në tokë. Mbajini këmbët të bashkuara dhe vendosini duart tek veshët për të mos dëgjuar zhurmat. Jeni me anëtarë të familjes, miq ose të huaj? Mos u shtrini në tokë ngjitur me njëri tjetrin. Sigurohuni të rrini të paktën 30 cm larg njëri tjetrit. Keni një çantë shpine me vete?  Hiqeni nga kurrizi. Pjesët metalike të saj si zinxhirët apo perçinat tërheqin rrufetë.   Sigurohuni të rrini 30 cm larg saj.Gjithashtu mos rrini pranë shtyllave të dritave, shtyllave të telave të rrobave, gardheve metalike dhe shkallëve metalike.

Mos qëndroni poshtë pemëve sepse mund të shërbejnë lehtësisht si një rrufepritës. Distanca nga pema duhet të jetë rreth dy herë sa lartësia e saj.

Asnjëherë mos qëndroni pranë vendeve me ujë. Të gjithë e dimë se uji është një përçues i mirë i energjisë elektrike.

Nëse jeni duke notuar në det ose pishinë, dilni menjëherë sapo të shihni që një stuhi po afrohet.

Nëse jeni brenda shtëpisë: 

Qëndroni larg dyerve dhe dritareve dhe mos qëndroni në verandë.

Mos përdorni telefon me kabëll. Nëse një rrufe godet linjat e jashtme telefonike, elektriciteti përcohet edhe tek ju, edhe pse jo me voltazh shumë të lartë.

Gjithashtu duhet të shmangni edhe përdorimin e pajisjeve elektrike si televizori dhe kompjuteri.

Siç e përmendëm dhe më herët, mos qëndroni kurrë pranë një vendi me ujë. Edhe brenda shtëpisë mos lani enë, ose mos bëni dush. Uji është përcjellës.

Nëse dikush goditet nga rrufeja: 

Telefononi menjëherë ambulancën, por mos përdorni një telefon me kabëll, sepse mund t’ju vërë në rrezik gjatë një stuhie.

Nuk ka problem nëse prekni një person të goditur nga rrufeja. Ai ose ajo nuk përmban asnjë ngarkesë elektrike.

Sekreti është të jeni gjithmonë vigjilentë. Nëse qielli po errësohet, shpejtësia e erës po rritet dhe fillojnë vetëtimat, shkoni në një vend ku do të jeni të sigurt.

Të këshilluara

Si ti kaloni ditët me shi

Vera është ajo stinë e vitit që të detyron t’a shpenzosh të gjithë ditën jashtë për të marrë rreze dielli pranë bregut të detit ose duke notuar, të bësh hiking ...

20:50

Shapkat, trendi i verës 2018-të

Këpucët ideale për verën 2018 janë… Sandalet e sheshta ose…Shapkat! Kur jashtë është shumë nxehtë, të vetmet që mund t’ju ndihmojnë janë pikërisht këto “këpucë”...

14:15

Divjakë/ Zbulohet foleja e breshkës detare

Për herë të parë në Shqipëri zbulohet një fole breshke detare. Bëhet fjalë për kokëmadhen e njohur me emrin shkencor “Caretta Caretta”, foleja e të cilës është ...

20:58

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI