Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Vendi i parë apo i dyti, dilema e Francës në Grupin C

Lapsi.al 26 June 2018
Vendi i parë apo i dyti, dilema e Francës në Grupin C

Ndeshjet e treta në Grupin C zgjidhin të gjitha dilemat, ku bëjnë pjesë edhe llogaritë. Franca e Danimarka ishin dy favoritet e grupit, por nëse skuadra e Deschamps luan vetëm për vendin e parë, danezët rrezikojnë shumë në rast humbje, sepse Australia me barazimin e marrë pikërisht ndaj nordikëve mund ti shkaktojë një surprizë të pakëndëshme.

Rreziku portencial Argjentina...

Kundër Danimarkës, që vjen në përplasjen e tretë me 4 pikë, vlen vendi i parë i Grupit dhe të besuarit e Deschamps ia dalin edhe me barazim, duke qenë se luajnë për dy rezultate në tre. Me 6 pikë Les Bleus deri tani nuk është se kanë shkëlqyer, por kanë fituar gjithnjë, të udhëhequr nga individualitetet e jashtëzakonshme të Griezmann, Pogba e të tjerëve, me një skuadër që sipas specialistëve është ndoshta më kualitative e këtij turne. Por vendi i parë nënkupton më shumë mundësi shmangien e Kroacisë në Grupin D. Skuadra e Dalic është e konfirmuar me dy fitore, por frika që ekziston në këtë grup është Argjentina, që ska asgjë në dorën e saj, por që në fund mund t'ia dalë. Mbetet tashmë në llogaritë e Francës për tu parë, nëse do të dojë të rrezikojë me vendin e parë apo jo.

Domosdoshmëri për 1 pikë...

Danimarka ka nevojë për të paktën një pikë për tu kualifikuar, ose një fitore për të marrë vendin e parë të grupit. Nuk i kishte shkuar nëpër mend, por 1-1 me Australinë e ka futur më shumë se në ankth skuadrën e Aage Hareides, sepse një humbje e mundshme me kryesuesit e Francës, e kombinuar me një fitore të Australisë, qoftë edhe me një gol diferencë, do ti conte Socceros në kuotë të barazartë pikësh me nordikët, 4, por golavarazhi do favorizonte skuadrën e Van Marëijk, që në këtë rast i bie të ketë shënuar më shumë. Për danezët, një barazim me Francën nuk është i paimagjinueshëm, por nëse ndodh që të besuarit e Hareides të rrëzojnë, kanë edhe një mundësi tjetër - Perunë. Skuadra e fundit e grupit dhe e eleminuar, kërkon statistikën: të marrë fitoren e parë në Botëror dhe të shënojë edhe golin e parë në Rusi 2018. Sigurisht kështu do të përmirësohej edhe renditja, duke lënë pas Australinë e duke i bërë një nder pa dashje Danimarkës.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI