Flash

Trump mbështetet nga Gjykata e Lartë në SHBA: Ndalohen udhëtarët nga vendet myslimane

Lapsi.al 26 June 2018
Trump mbështetet nga Gjykata e Lartë në SHBA: Ndalohen

Gjykata e Lartë e SHBA ka mbështetur vendimin e Donald Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA të njerëzve që vijnë nga disa vende me shumicë myslimane.

Gjykatat më të ulëta e kishin konsideruar ndalimin jokushtetues, por Gjykata e Lartë amerikane e ka kthyer këtë vendim me një vendim 5-4 të shpallur të martën.

Vendimi ndalon shumicën e njerëzve nga Irani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni që të hyjnë në SHBA. Vendimi është kritikuar nga grupet e refugjatëve dhe të drejtave të njeriut.

Administrata thotë se vendet në ndalim “mbeten të mangët në këtë kohë në lidhje me aftësitë, protokollet dhe praktikat e menaxhimit të identitetit dhe shkëmbimit të informacionit. Në disa raste, këto vende gjithashtu kanë një prani të konsiderueshme terroriste brenda territorit të tyre,” shprehet administrata.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI