Flash

Sulmohet me furgon selia e gazetës hollandeze "De Telegraaf" (FOTO)

Lapsi.al 26 June 2018
Sulmohet me furgon selia e gazetës hollandeze "De Telegraaf"

Një furgon goditi fasadën hyrëse të ndërtesës ku ndodhet selia e gazetës “De Telegraaf” në Amsterdam, rreth orës 4 të mëngjesit.

Vetë prestigjozia hollandeze raportoi duke thënë se bëhet fjalë për një “sulm”. Sipas policisë holandeze ishte një “veprim i qëllimshëm”.

De Telegraaf konfirmoi se nuk pati asnjë të lënduar dhe theksoi se gazeta nuk do të frikësohet nga një sulm i tillë.

Edhe në të kaluarën gazeta kishte marrë kërcënime. Forcat e zbatimit të ligjit kërkojnë shoferin e furgonit që është larguar në bordin e një Audi të drejtuar nga një person tjetër.

Kryeministri holandez: Shuplakë ndaj lirisë së shtypit

“Ky akt i qëllimshëm kundër ‘De Telegraaf’ është një shuplakë ndaj lirisë së shtypit dhe demokracisë holandeze. Ka ende disa hije, por ne mbetemi vigjilentë dhe policia po bën gjithçka për të ndaluar autorët", shkroi kryeministri holandez Mark Rutte në Twitter.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI