Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Kosova paguan gjobat e Shaqirit dhe Xhakës

Lapsi.al 26 June 2018
Kosova paguan gjobat e Shaqirit dhe Xhakës

Kosova është gati të paguajë gjobat e vëna nga Fifa për Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin e Stephan Lichtsteiner. Vendimi është marrë pasi Federata Ndërkombëtare e Futbollit sanksionoi tre futbollistët e Zvicrës për festim provokator në ndeshjen e fituar me Serbinë.

Xhaka dhe Shaqiri, e bashkë me ta edhe ish-lojtari i Juventus kanë festuar duke bashkuar duart në shenjën e simbolit të shqiponjës dykrenare të Shqipërisë. Një mënyrë festimi e konsideruar provokuese nga Federata Serbe.

Të dy shënuesi e Zvicrës në ndeshjen me Serbinë janë me origjinë kosovare, ish-provincë serbe por me popullësi shqiptare, zyrtarisht e pavarur nga 2008 por kurrë e njohur nga Serbia. Pas protestave serbe Fifa vendosi 8.500 euro gjobë për Xhakën e Shaqirin për sjellje anti-sportive dhe 4000 euro për Lichtsteiner. Federata Zvicerane nga ana e saj nuk ka marrë asnjë masë disiplinore dhe tre lojtarët do të jenë rregullisht në fushë.

Në Kosovë ndërkohë janë aktivizuar për të paguar gjobat: një peticion online ka mbledhur më shumë se 12.000 euro dhe vetë Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka vënë në dispozicion rrogën e tij prej 1.500 euro. "Janë ndëshkuar sepse nuk harruar rrënjët e tyre, nuk harruan nga vijnë" deklaroi politikani për shtypin lokal, duke shtuar se kishte ndjerë një kënaqësi të madhe kur i pa të festonin në atë mënyrë kundër Serbisë.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI