Flash

Xhaketa e Melania Trump sërish acaron Donald Trump (Foto)

Lapsi.al 25 June 2018
Xhaketa e Melania Trump sërish acaron Donald Trump (Foto)

Donald Trump është mjaft i acaruar që Melania Trump veshi xhaketën e saj, aq shumë të komentuar gjatë këtyre ditëve në media, ‘I Don’t Care’ (nuk më intereson) gjatë një vizite me fëmijët e emigrantë në Texas, në mbështetje të fushatës ‘Be Best’.

72-vjeçari Trump nuk është aspak i lumtur që Melania Trump veshi xhaketën e saj “interesante” me fjalët “I don’t really care, do u”, të shkruara në shpinë gjatë vizitës te fëmijët migrantë në Texas, madje mendohet edhe të ketë reaguar për këtë gjest të së shoqes.

“Donald është shumë i zemëruar për xhaketën e Melania-s, por, në fakt, kjo është edhe arsyeja pse ajo e veshi atë xhaketë, për t’i shkaktuar atij këtë nervozizëm", - ka thënë një burim pranë Melania-s ekskluzivisht për Hollywood Life. "Donald nuk është në gjendje të gjejë një arsye pse Melania bëri këtë zgjedhje, po ai mendon se ajo kapi një xhaketë pa e kuptuar atë që ishte shkruar në të, edhe pse kjo është qesharake, por si mund të justifikohet ndryshe? Melania dha një shfaqje aspak serioze gjatë fushës “Be Best”, edhe pse ajo vetë zgjodhi të heshtë më mirë sesa të gjejë një justifikim.”

Melania, duke u kthyer te Donald, e veshur me xhaketën e saj, mund ta ketë bërë atë të ndihet më mirë. Zonja e Parë nuk duket ta ketë parasysh atë që shkruhej pas xhaketës, megjithatë, ky është një tregues i dukshëm i faktit se si e portretizon ajo veten (madje edhe nëse e ka bërë pa dashje).

"Edhe pse ajo ishte e vetëdijshme se njerëzit mund ta keqkuptonin dhe të mendonin se asaj vërtet nuk i intereson, duket se vërtet asaj nuk i intereson. Madje, kjo është kuptuar që nga koha kur është martuar me Donald”, – vijon më tej burimi.

Megjithëse Melania e ka kaluar në heshtje të gjithë këtë zhurmë, zëdhënësi i saj u përpoq ta bindte që të jepte një shpjegim për këtë.

Natyrisht, Donald e justifikoi atë në Twitter, por Melania, për veten, nuk e shpjegoi kurrë atë që ndodhi.

Të këshilluara

Adele, gati për albumin e ri

Ajo publikoi albumin e saj të fundit “25” në vitin 2015, e tani duket se është në prag të publikimit të albumit të radhës. Pas tre vjetësh jashtë studios së ...

11:00

Vajza e Tom Cruise, suportuese e LGBT

Vajza e 12-vjeçare e Tom Cruise dhe Katie Holmes e kaloi të dielën duke shitur limonadë gjatë paradës ‘Gay’  në New York City-t më 24 qershor. Një dëshmitar ...

10:25

Nick Jonas pranon lidhjen me aktoren

Këngëtari amerikan Nick Jonas dhe aktorja e njohur indiane Priyanka Chopra duket se kanë dy hapa të mëdhenj në lidhjen e tyre. Pas disa raportimeve të fundit...

09:47

Cynthia Nixon:Djali im është transgjinor

Aktorja e Sex and the City, Cynthia Nixon njoftoi të premten se fëmija i saj më i madh është transgjinor. Nixon bëri njoftimin përmes llogarisë së saj në Ins...

09:10

Ndahet nga jeta bateristi i 'Pantera'

Bateristi i bendit metal “Pantera”, Vinnie Paul, ka vdekur në moshën 54 vjeçare. Ai e kishte themeluar këtë grup më 1981 bashkë me vëllanë e tij, Dimebag Dar...

15:33

Miley dhe Liam,tashmë të martuar

Duket se ata kanë avancuar në mardhënien e tyre dhe kanë zhvilluar edhe ceremoninë e dasmës. Kështu shkruajnë burimet pranë revistës  ‘Life & Style. Thuhet ...

13:58

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI