Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

Spanja, Portugalia e Irani, dy vende për tre skuadra

Lapsi.al 25 June 2018
Spanja, Portugalia e Irani, dy vende për tre skuadra

Ndeshjet e treta kanë futur në ankth Spanjën e Portugalinë, që nuk duhet të mendojnë vetëm për vendin e parë, por edhe kualifikimin sepse në mes janë dy skuadra plangprishëse, një prej të cilave kandidate për tu kualifikuar në rast fitore. Në fakt, kur shorti vendosi skuadrat në Grupin B askush nuk mendoi se pikërisht në ndeshjet e treta Spanja e Portugalia do të kishin një rival më shumë, Iranin.

"Surpriza" e veshur me këpucë të blera ny dyqanet ruse...

Nga vështirësitë e mëdha vijnë edhe befasitë dhe Irani është pikërisht i tillë. Skuadra e Carlos Queiroz, nën embargon amerikan, u pajis me këpucë sportive në dyqanet ruse, por më pas u konfirmua në fushë një skuadër që të krijon probleme të mëdha, qoftë ky i barabartë në nivel si Maroku, apo edhe Spanja. Një formacion me karakter, ai iranian edhe pse vetem duke u mbrojtur e me ndonjë kundërsulm që mund të surprizonte iberikët.

Spanja e zakonshme, me një super-Diego Costa

Ka dicka në fakt skuadra e Fernando Hierros që e pengon të dominojë grupin. Ndryshimi i trajnerit dy ditë para turneut ka bërë të vetin, por megjithatë kualifikimi është në duart e tyre, gjithnjë nëse nuk kanë vendosur të bëjnë historinë duke u mundur bindshëm nga Maroku. Me Portugalinë barazimi qendron. Nuk është e zakonshme për iberikët të marrin 3 gola, por kur përpara është Cristiano Ronaldo mund edhe të pranohet. Zotërimi superior i topit nuk i vlen aq shumë Spanjës, që për fat ka Diego Costën deciziv në të dy ndeshjet e deritanishme. Dy gola kundër portugezëve dhe ai vendimtar ndaj Iranit e kanë bërë sulmuesin njeriun e momentit tek iberikët.

Rreziku Queiroz për Portugalinë...

3 pikët e Iranit duhet ta shqetësojnë jo pak Portugalinë, ashtu si edhe një fakt tjetër, që ndoshta mund të jetë edhe më problematik. Carlos Queiroz, trajneri portugez i iranianëve, e njeh Portugalinë po aq mirë sa njeh skuadrën e tij. Luzitanët barazuan 3-3 me Spanjën, mundën 1-0 Marokun, por në fushë duket vetëm Cristiano Ronaldo. 33 vjecari luan shumë vetëm për ta konsideruar Portugalinë pretendente. Nuk është faji i tij ndoshta, që Santos ka një skuadër që impresionohet kur luan kapiteni. Deri për sa kohë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me Portugalinë shënon me këtë rregullsi nuk ka asgjë për tu trembur, por nëse nuk e bën atëherë po...

Të këshilluara

Në Grupin A luhet vetëm për vendin e parë

Skuadrat që janë kualifikuar në Grupin A janë konfirmuar që pas raundit të dytë të ndeshjeve, por tashmë Uruguaji dhe Rusia organizatore do të luajnë mes tyre p...

10:33

Video/ Japonia bën kthesën me Honda

Nuk dorëzohet Japonia dhe kthehet në lojë me golin e Keisuke Hondës, 7 minuta pas avantazhit senegalez. Sulmuesi tregohet i qetë në zhvillimin e aksionit të nis...

18:40

Video/ Senegali i falet golit të Wague

Moussa Wague kalon përsëri në avantazh Senegalin, duke e ndëshkuar Japoninë në minutën e 71. 19 vjecari tregohet i saktë para portës, duke i dhënë një mundësi t...

18:33

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI