Flash

Si e zhvlerësoi Macron, bastin e Ramës

Lapsi.al 25 June 2018
Si e zhvlerësoi Macron, bastin e Ramës

Kryeministri shqiptar e ka nxjerë kokën nga gropa ku e kishte fshehur si struci për të sulmuar ata që i frynë borive të alarmit për ngritjen e kampeve të azilantëve në vend. Në një status të shkurtër ai ka sulmuar “esadistë-t” në politikë dhe media, që ndezën idenë e paqenë, të cilën e hodhi poshtë edhe samiti i së dielës në Bruksel, ku morën pjesë vetëm 16 prej vendeve anëtare.

Pra, sipas Ramës, nuk ka pasur kurrë një përpjekje për të sjellë refugjatë në Shqipëri dhe kjo është një shpikje e “kazanit” vendas.

Në fakt nuk është aspak kështu dhe Rama gënjen ditën për diell.

Deri në mbledhjen e djeshme të krerëve të qeverive të BE (pa shtetet e grupit të Vishegradit dhe ato baltike) obsioni për të ngritur kampe refugjatësh jashtë kufijve të BE-së ka qenë prezent.

Vende si Austria dhe Danimarka kanë bërë propozim zyrtar për këtë. Edhe Gjermania e Merkelit, ku kancelares po i rrezikohet seriozisht pushteti nga çarja e mundshme e koalicionit të CDU-së me krahun bavarez më ksenofob të CSU-së, të përfaqësuar nga ministri i brendëshëm, Horst Seehofer, u kalamend gjatë për këtë zgjidhje.

Plani sekret/ Le Monde zbulon projektin danezo austriak për kampe azilantësh në Shqipëri

Fakti që ajo ka qenë një obsion serioz në tavolinë e tregojnë edhe fjalët e presidentit francez, Emanuel Makron, i cili tha pas gjysëm samitit të djeshëm se “u eleminuan zgjidhjet që binin ndesh me vlerat tona”.

Pra kjo nuk është shpikje e “esadistëve” shqiptarë.

Çfarëdo që të thotë Edi Rama tani pranohet nga të gjitha kancelaritë dhe mediat europiane se BE u fut në një krizë të thellë që pas 10 qershorit, kur ministri brendëshëm Italian (i ekstremit të djathtë) Mateo Salvini, vendosi të mbyllë portet e vendit të tij për emigrantët. Më tej homologu gjerman, Horst Seehofer, i CSU, deklaroi se nuk do të hezitonte t’a linte të rrëzohej kancelaren Merkel, nëse ajo nuk i ashpërsonte politikat migratore. Po t’i shtosh këtyre edhe faktin se kryeministri austriak Sebastian Kruz, që i ka lënë çelsat e ministrisë së brendëshme një duart e një neo-nazisti, proklamoi krijimin e një “aksi të vullnetit të mirë” kundër emigrantëve (Itali, Gjermani, Austri), zgjidhja e problemit përmes kampeve të refugjatëve ishte më e prekshme se kurrë.

Por, manipulimi i Ramës nuk qëndron vetëm në faktin se e mohon atë. Ai shkon edhe më tej: Ai hiqet sikur Shqipëria nuk ka pasur kurrë lidhje me këtë histori.

Në fakt është krejtësisht e kundërta. Pas krijimit të kësaj situate, emri i vendit tonë u përmend pothuajse përditë në të gjitha mediat europiane. Fillimisht ai u çiftëzua me Tunizinë –si një bazë tjetër e mundshme- por pas rrefuzimit të saj, Shqipëria mbeti e vetme.

Në këtë histori ka edhe më.

Sepse, sipas të gjitha indicieve, pasi ka parë krizën e madhe ku ishin futur vendet e BE-së, Rama ka dalë vullnetar të luajë rolin e zjarfiksit. Ai është vetë propozuar për t’i ngritur kampet e refugjatëve në Shqipëri.

Prapaskenat e Brukselit/ Si po negocion Edi Rama për ngritjen e kampeve të refugjatëve

Jo më kot, në kulmin e këtij debati, zv ministri i brendëshëm, Julian Hodaj, i tha pikërisht një mediaje gjermane, televizionit ZDF, se Shqipëria ka kapacitet të mirpresë deri në 600 mijë refugjatë. Madje, në një nismë aspak në kokë të vet, ai këmbënguli se vendi e ka jetuar këtë eksperiencë që në kohën e luftës së Kosovës.

VIDEO/ Qeveria shqiptare pranon të strehojë 600 mijë refugjatë sirianë

Një fakt edhe më i fortë pro vullnetarizimit të Ramës është edhe intervista për Deutche Welle-n e deputetit gjerman, Johann Wadephul i cili pranoi me gojën plot se propozimi për kampe refugjatësh i është bërë qeverisë gjermane nga vetë ministri i brendëshëm Xhafa, gjatë një qëndrimi disa ditor në këtë vend.

Pra, është e qartë sa më s’bëhet, se ideja për të ngritur kampe refugjatësh në Shqipëri, nuk ishte një shpikje e “esadistëve” lokalë.

Mediat dhe kancelaritë perendimore folën gjatë për të, sepse Edi Rama vuri bastin e madh që me këtë koncesion, të fshihte problemet me drogën, korrupsionin dhe autoritarizmin.

Natyrisht, ai e humbi këtë bast, as për ndonjë gabim dhe as për ndonjë meritë të tij.

Thjesht në samitin e 16 vendeve të BE, të dielën në Bruksel, doli fituese ideja e presidentit Macron dhe kryeministrit të ri të Spanjës, Sançez, se kjo zgjidhje do të qe një turp për vlerat e kontinentit të vjetër. Kështu u rrëzua, së paku përkohësisht, mundësia e ngritjes së hot spoteve për azilkërkuesit jashtë kufijve të Bashkimit Europian. Dhe më rrëzimin e këtij versioni, liderit global, i humbi edhe mundësia të lunate rolin e shpëtimtarit të Evropës. Prandaj tani atij s’i mbetet tjetër gjë, veçse të fshehë kokën në rërë si struci dhe të prertendojë se ajo që kanë parë dhe dëgjuar të gjithë është shpikje e kazanit gjithnjë e më të madh të armiqve të vet.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Kush po luan me aktorët?

E gjithë propaganda e pushtetit është angazhuar ditët e fundit për ta paraqitur çështjen e Teatrit Kombëtar si një dasi mes artistëve. Që pas tubimit të shtirë ...

15:18

Njolla që Klan vendosi mbi Fevziun

Telenovela popullore e largimit apo qëndrimit të Blendi Fevziut në TV Klan u mbyll në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Një deklaratë pompoze e televizionit k...

12:33

Lamtumirë opozitë, shihemi në shtator

Dy partitë më të mëdha të opozitës janë kapluar nga makthi se mos etiketohen si armiq të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE. Herë publikisht dhe herë nën...

18:55

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI