Flash

Shefi i NATO-s: Gati të nisim bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë

Lapsi.al 25 June 2018
Shefi i NATO-s: Gati të nisim bisedimet për anëtarësim me

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se pret që aleanca të vendosë të nisë zyrtarisht bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë në samitin e 11 dhe 12 korrikut.

"Pres dhe shpresoj që udhëheqësit e NATO-s në samit të vendosin për nisjen e bisedimeve të pranimit", u shpreh Stoltenberg.

Ky qëndrim i tij vjen pasi Maqedonia ka zgjidhur një mosmarrëveshje të vjetër të emrit me Greqinë, duke u pajtuar që të riemërohet Maqedonia e Veriut.

Në këmbim, Athina ka thënë se do të tërhiqet nga veto që e bllokonte anëtarësimin. Greqia do të mbështesë anëtarësimin e Shkupit në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Greqia ka kërkuar prej kohësh që fqinji i saj verior të mos e përdorë emrin Maqedoni, duke argumentuar se një gjë e tillë sugjeron se ai ka pretendime për një krahinë veriore greke, që po ashtu quhet Maqedoni.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI