Flash

Putin për fitoren e Erdogan: Rezultati tregoi autoritetin e madh politik të tij

Lapsi.al 25 June 2018
Putin për fitoren e Erdogan: Rezultati tregoi autoritetin e madh politik

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e uroi nwpwrmjet njw telefonate homologun turk Rexhep Taip Erdogan, për rizgjedhjen dhe tha se rezultati tregoi “autoritetin e madh politik” të liderit turk dhe mbështetjen masive për të.

Erdogan, i cili ka dominuar politikën turke gjatë 15 vjetëve të kaluar, i fitoi të dielën zgjedhjet presidenciale, të cilat i siguruan mandatin pesëvjeçar.

Me ndryshimet e reja kushtetuese, të miratuara në një referendum vitin e kaluar, Erdogan do të ketë kompetenca shtesë.

Kremlini tha se Putin shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar “punën dhe dialogun” me Erdoganin, partia e të cilit, në aleancë me disa më të vogla, ka fituar edhe shumicën parlamentare në zgjedhjet e së dielës.

Edhe vetë Putin e zgjati sundimin e tij pothuajse prej dy dekadësh kur fitoi mandatin e katërt presidencial në zgjedhjet e marsit.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

53% në zgjedhje/ Pushteti i pakufishëm që fitoi Erdogan 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI