Flash

Liderët e BE pa një zgjidhje për refugjatët, Merkel këmbëngul për marrëveshje

Lapsi.al 25 June 2018
Liderët e BE pa një zgjidhje për refugjatët, Merkel

Në mbledhjen e djeshme të 16 liderëve të Bashkimit Europian në Bruksel, nuk u arrit një marrëveshje konkrete mbi problemin që po shkakton vala e refugjatëve drejt Europës.

Megjithatë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, u shpreh se pavarësisht dallimeve është arritur që shtetet të bashkohen për këtë çështje.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Ka pasur shumë gatishmëri dhe pavarësisht disa dallimeve të vogla, kemi arritur të bashkohemi” - u shpreh Merkel.

Merkel ka bërë thirrje për takime para samitit të BE-së, i cili pritet të mbahet me të gjitha shtetet anëtare më 28-29 qershor.

Ajo është duke u sfiduar nga ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili ka kërcënuar me zbatim të kontrollit të njëanshëm në kufijtë e Gjermanisë, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje mes shteteve të BE-së për refugjatët.

Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke, kanë thënë se do të bojkotojnë mini-samitin për shkak të kundërshtimeve të thirrjeve të vendeve tjera, kryesisht Gjermanisë, për të pranuar kuotën e migrantëve.

Merkel ka theksuar nevojën për solidaritet, duke thënë se nuk mund të përballen të vetme vendet ku hyjnë për herë të parë migrantët.

Të këshilluara

Brenda dasmës së çiftit të "Game of Throne"

Të gjithë të apasionuarit pas “Game of Thrones” e kuptuan shumë mirë kush u martua me kë, ndërsa ju të tjerët që s’i keni parë një episod, njihuni me Kit Haring...

14:14

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI