Flash

Harry Kane shpreh pëlqimin për Dua Lipa-n, ajo hedh këtë postim (FOTO)

Lapsi.al 25 June 2018
Harry Kane shpreh pëlqimin për Dua Lipa-n, ajo hedh këtë

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane siç duket është një admirues i madh i këngëtares shqiptare, Dua Lipa. Një televizion brazilian i kërkon çdo lojtari që shënon hat-trick që të përzgjedhë një këngë që më pas ajo të lëshohet në studio. Dje ishte radha e Harry Kane, i cili shënoi tre herë ndaj Panamasë për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës. Harry Kane kërkoi nga ekipi i TV brazilian që të lëshohej kënga e Dua Lipa dhe Calvin Harris “One Kiss”.“Hmmm, unë nuk isha i përgatitur për këtë lojë… Dua këngën One Kiss nga Calvin Harris dhe Dua Lipa”, tha sulmuesi i Anglisë, Harry Kane.

Sigurisht që kjo nuk mund të mos shikohej nga Dua Lipa e cila këtë kërkesë të Harry Kane e ka publikuar në instastory ku ka shkruajtur “YAAASSS MAN” dhe që kurrë më parë s’ka qenë kaq e përfshirë në futboll.Më pas ajo ka publikuar një video tjetër teksa shfaqet Kane duke festuar një nga golat e tij, ndërkohë që në sfond është kënga e Dua Lipës.

dusa.jpg

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Daniel Doyle

Ai ka humbur jetën në spitalin e Mater ku ishte transferuar nga burgu i Mountjoy ditën e premte më 15 qershor pasi ishte gendur në qelinë e tij pa ndjenja. Bëhe...

18:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI