Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

FIFA merr vendim për "shqiponjat shqiptare" të Zvicrës

Lapsi.al 25 June 2018
FIFA merr vendim për "shqiponjat shqiptare" të Zvicrës

Tjetër humbje për Serbinë përballë shqiptarëve. Jo në CAS, por nga FIFA këtë herë. Një psherëtimë lehtësuese për Vladimit Petkovic dhe për kombëtaren zvicerane. Kjo e fundit mund të mbështetet te Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner të mërkurën mbrëma në ndeshjen vendimtare për kualifikimin në 1/8 të finaleve "Rusi 2018" kundër Kosta Rikës.

FIFA, pak ditë më parë, kishte hapur një proces disiplinor ndaj tre lojtarëve sepse kishin performuar shenjën e shqiponjës me dy koka, simbol i Shqipërisë, pas golave të realizuar nga Xhaka dhe Shaqiri në ndeshjen kundër Serbisë.

Organi më i lartë i futbollit botëror, pasi ka vlerësuar situatën, ka vendosur të mos skualifikojë tre lojtarët, por të vendosë gjoba ndaj tyre. Për Xhakën dhe Shaqirin gjoba është rreth 10 mijë franga zvicerane, ndërsa për ish-mbrojtësin e Juventusit 5 mijë franga zvicerane.

Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner kanë shkelur nenin 57 të kodit disiplinor të FIFA-s, në kundërshtim me parimet e fair-play, por jo nenin 54 që parashikon një "Gjest provokues ndaj tifozerisë kundërshtare" .

Gjithnjë për të njëjtën ndeshje, është gjobitur me 50 mijë franga zvicerane Federata Serbe e Futbollit për qëndrimin e mbajtur ndaj tifozëve të saj, ndërsa trajneri Mladen Krstajic dhe Presidenti i Federatës Slavisa Kokeza me nga 5 mijë franga zvicerane për deklaratat e lëshuara pas ndeshjes.

Të këshilluara

Arabia 3 pikë nderi, Salah nuk mjafton

Pritej Egjipti i Mohamed Salah e në fund triumfon me përmbysje Arabia Saudite. Në Volvograd Arena e gjithë vëmendja ishte tek sulmuesi i Liverpool që të paktën ...

18:14

Video/ Arabia shënon golin e parë në Rusi

Në fund të pjesës së parë në Volvograd Arena Arabia Saudite shënon golin e barazimit. 11 metërshi i dytë në 4 minuta lojë për arabët që shënojnë me Al-Faraj gol...

17:02

Video/ Super gol Salah

Mohamed Salah shënon golin e avantazhit kundër Arabisë Saudite në Volvograd Arena. Goli i dytë në këtë Botëror për Faraonin, që megjithatë e ka ndeshjen e fundi...

16:28

Video/ Suarez gol, Uruguaji i pari

Luis Suarez shënon golin e avantazhit kundër Rusisë në Samara Arena. një goditje dënimi në minutën e 10, duke i dhënë provizorisht vendin e parë në Grupin A ame...

16:16

Në Grupin A luhet vetëm për vendin e parë

Skuadrat që janë kualifikuar në Grupin A janë konfirmuar që pas raundit të dytë të ndeshjeve, por tashmë Uruguaji dhe Rusia organizatore do të luajnë mes tyre p...

10:33

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI