Flash

Zgjedhjet në Turqi/ Fitore absolute e Rexhep Taip Erdogan

Lapsi.al 24 June 2018
Zgjedhjet në Turqi/ Fitore absolute e Rexhep Taip Erdogan

Pas numërimit të më shumë se 94.7% të votave në zgjedhjet presidenciale në Turqi, kryeson Presidenti aktual Rexhep Taip Erdogan.

Kandidati i partisë islamike-konservatore Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ka mbledhur 52,9% të votave të numëruara. Këtë e bën të ditur agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu. Përparësia e tij u rrudh pasi shifrat fillestare ishin mjaft më të mëdha.

Sfiduesi më i madh i Erdoganit, Muharrem Ince i partisë opozitare CHP, sipas këtyre të dhënave ka zënë vendin e dytë, me 30.6% të votave. Nëse Erdogani e humbiste shumicën absolute dhe merrte në fund më pak se 50% të votave, ai duhet ta kalonte në 8 korrik në balotazh kundër kandidatit që do të zërë vendin e dytë.

Gjithsesi mediat turke thonë se tashmë e përmbysja e rezultatit është e pamundur dhe Erdogan është rikonfirmuar edhe 5 vjet të tjera në detyrën më të lartë të vendit.

Edhe në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara po këtë të diel, koalicioni i Erdogan ka marrë mbi 53.9% të votave, një mazhorancë absolute.

Partia pro Kurde HDP e ka kaluar kufirin e 10 % të votave që duhen për në parlament. Sipas sondazheve, kjo parti pritej të merrte 5-7% të votave, por ajo shënon mbi 11%. Ky fakt fiton rëndësi sepse kjo parti është në aleancë me AKP-në e Erdoganit.

Në qendrën e CHP në Stamboll është përhapur deziluzionim, për shkak të numrit të vogël të votave të siguruar deri tani. Opozita ka publikuar shifra të saj, duke qenë se ajo nuk u beson shifrave të agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu. Shifrat i publikoi "platforma për zgjedhje korrekte" Adil Seçim, organizata ombrellë e të gjithë vëzhguesve të partive opozitare dhe organizatave civile në lokalet zgjedhore.

Pjesëmarrja në zgjedhje arriti një nivel tepër të lartë 87%. Ndryshimet kushtetuese të miratuara me referendum vitin e kaluar e shndërruan Turqinë në republikë presidenciale. Presidentit ia zgjatën mandatin nga 4 në 5 vjet, duke i dhënë edhe kompetencat e kreut të ekzekutivit. Analistët thonë se fitorja e tij ka ardhur edhe falë rregullave që kanë shtypur zërin opozitar, veçanërisht atë të grupimeve politike kurde dhe gylenistët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI