Flash

Macron kërcënon Italinë për refugjatët: Sanksione nëse nuk i pranoni

Lapsi.al 24 June 2018
Macron kërcënon Italinë për refugjatët: Sanksione

Mes Francës dhe Italisë janë rikthyer replikat mbi çështjen e emigracionit, të cilat u duk se u shuan pak ditë më parë, kur Kryeministri i ri italian Giuseppe Conte vizitoi Parisin.

Të shtunën, Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërcënuar Italinë dhe vende të tjera të BE se do të përballen me sanksione financiare nëse refuzojnë të presin emigrantët.

Macron ka deklaruar se, sipas rregullave ndërkombëtare, refugjatët që nisen me varka për të arritur Europën duhet të zbarkojnë në portin më të afërt, që gjeografikisht i bie të jetë në Itali. Sipas shefit të pallatit Elize, Italia nuk po përjeton një krizë migratore sikurse pretendon qeveria e saj, por një krizë politike, që është shkaktuar nga liderët ekstremistë që luajnë me frikën e njerëzve.

Duke reaguar ndaj paralajmërimit, zv.Kryeministri i Italisë Matteo Salvini e ka quajtur “arrogante” sjelljen e Macron dhe e ka ftuar atë që bujarinë ta tregojë duke hapur portet e Francës.

Salvini ka deklaruar se në 4 vjet Italia ka regjistruar 650 mijë zbarkime, 430 mijë kërkesa për azil dhe 170 mijë refugjatë të strehuar në hotele, kazerma e apartamente, me një kosto prej 5 miliardë Euro.

“Nëse për Presidentin arrogant ky nuk është një problem, atëherë le të heqë dorë nga fyerjet dhe ta tregojë bujarinë me fakte, duke hapur portet e Francës”, ka thënë Salvini.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI