Flash

Ekspertët: Kosova rrëzikon të hyjë në një fazë të rrezikshme

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë politike të vendosin sa më shpejt nëse duan të bëjnë kompromise për zgjedhjen e presidentit apo të shpallen zgjedhjet e reja. Kjo pasi, sipas tyre, pas 5 tetorit Kosova do të mbetet pa president. Çdo vonesë në formimin e institucioneve para tetorit vlerësohet se do t’i kushtojë vendit me pasoja të reja institucionale e politike.

22:45

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

FIFA hetim Shaqirit e Xhakës - rrezikojnë dy ndeshje pezullim

Lapsi.al 24 June 2018
FIFA hetim Shaqirit e Xhakës - rrezikojnë dy ndeshje pezullim

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri rrezikojnë dy ndeshje skualifikim për festimin me simbolin "Shqiponja Shqiptare" pas golave të shënuar Serbisë në Botëror. Sipas "The Sun", FIFA ka hapur procedim disiplinor kundër dy futbollistëve Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimin e tyre me simbolin "Shqiponja Shqiptare".

Dy futbollistët e Zvicrës shënuan të dy në fitoren e Kombëtares së tyre 2-1 kundër Serbisë dhe festuan me simbolin e shqiponjës, të formuar nga duart e bashkuara.

Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit ka kërkuar ndërmarrjen e sanksioneve nga qeveria e futbollit botëror, pasi dy yjet e Premier League bënë xhestin në fitoren e Kaliningrad.

Serbët të tërbuar duan që, dy futbollistët, të cilët festuan me duart e bashkuara, simboli i pavarësisë së shqipëtarëve, të dënohen me dy ndeshje pezullim sipas rregullores së Fifa-s, për "xheste provokative".

Kjo gjë mund të ndodhë në fakt, pasi bordi drejtues i futbollit botëror deklaroi: "Komiteti i Disiplinës i FIFA-s ka hapur një hetim kundër lojtarëve të Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, për festimet e tyre pas golave të shënuar në ndeshjen mes Zvicrës e Serbisë."

Dy futbollistët me origjinë Kosovare nuk e kanë fshehur asnjëherë patriotizmin e tyre. Shaqiri madje kishte veshur në këtë ndeshje këpucë me dy flamujt Zvicrës dhe Kosovës, ndërsa mesfushori i Arsenal bërtit "Kosova" gjatë festimit për golin.

blob:https://www.thesun.co.uk/de0bf553-7fb8-4c1d-944c-46ec2a8b4a73

Të këshilluara

Grupi F, në fushë zbret Gjermani-Suedi

Nis sfida Gjermani-Suedi në "Fisht Stadium", një impiant me kapacitet 40 mijë persona. Ky takim do të gjykohet nga arbitri polak Szymon Marciniak....

19:58

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI